Celebrity

Hmm, ç’po ndodh? Thuhet se J.Lo vizitoi Ben Affleck në shtëpinë e tij

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2024

Hmm, ç’po ndodh? Thuhet se J.Lo vizitoi Ben Affleck në
BACKGRID

Ndërkohë që ti mund të kesh qenë në plazh në fundjavë, në punë ose në divan, J.Lo vizitoi Ben Affleck, në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku kaluan kohë së bashku, tha një burim për People. Sipas personit anonim, aktorja dhe këngëtarja 55-vjeçare shkoi në shtëpinë e Ben të shtunën (11 gusht 2024), ndërsa ai ishte në banesë.

Hmm, ç’po ndodh? Thuhet se J.Lo vizitoi Ben Affleck në
GETTY

Më tej, Jen u shfaq me djalin e tij 12-vjeçar, Samuel në një qendër tregtare. Burimi shtoi se Jennifer po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e bashkëshortit, para se të fillojë shkolla. Rikujtojmë se Ben ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten, Jennifer Garner. Violet, Seraphina dhe Samuel janë fëmijët e tij, ndërsa edhe J.Lo ka dy binjakë, Max dhe Emme, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Marc Anthony.

Hmm, ç’po ndodh? Thuhet se J.Lo vizitoi Ben Affleck në
FILMMAGIC

“Fakti që nuk është me Ben nuk do të thotë që ajo s’interesohet për fëmijët e tij”, u shpreh burimi, duke shtuar se ajo gjithmonë është kujdesur për ta. “Tani që ajo është në Los Angeles, do të kalojë kohë cilësore me ta, para se të nisë shkolla dhe Violet të shkojë në kolegj”.

Një tjetër burim tha për People se Lopez dhe Affleck prej javësh nuk ishin parë bashkë, pasi kaluan gjithë verën dhe ditëlindjet e tyre të ndarë.

Artikuj të sugjeruar: