Federata Shqiptare e Mundjes ka vendosur që të ankimojë rezultatin që Chermen Valiev mori në Lojërat Olimpike Paris 2024. Valiev u largua nga gara me një medalje të bronztë, por sipas juristëve të federatës, ai meriton medaljen e artë.
Rishikimi kërkohet për rezultatin në ndeshjen me mundësin nga Uzbekistani, Jamalov Razambek. Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev, fitoi në çerekfinale nda Razambek-ut dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Më pas, rivali i tij fitoi me rezultatin e ngushtë 6-5.
Sipas Federatës, vendimi ishte i padrejtë dhe kjo ka ndikuar në heqjen e mundësisë për të fituar një medalje të artë. Ekspertët e mundjes janë shprehur se ka pak gjasa të ndodhë një ndryshim i rezultatit, por sërish, juristët e Federatës po kërkojnë medaljen e artë dhe do të ndjekin të gjitha hapësirat dhe hapat ligjorë për ta bërë këtë.
Sa i përket medaljes së bronztë, 25-vjeçari mundi Viktor Rassad, nga Taxhikistani, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kg. Ai ia doli që t’i jepte Shqipërisë medaljen e parë në historinë e pjesëmarrjes së vendit tonë gjatë viteve të fundit, në një garë olimpike.
Artikuj të sugjeruar:
- Performanca e Raygun në Lojërat Olimpike bëhet virale, pavarësisht se nuk fitoi asnjë pikë
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Tom Cruise ‘zbret’ nga qielli dhe dhuron performancën unike
- Lojërat Olimpike Paris 2024: 10 shtetet që fituan më shumë medalje
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Arrestohet mundësi si i dyshuar për sulm seksual
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Sportisti arrestohet pasi bleu kokainë
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Çifti i tenistëve fiton medaljen e artë, pasi njoftoi ndarjen
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Sportisti skualifikohet për faj të *penisit të madh*
- Vetëm Lojërat Olimpike në Paris mund të rikthenin në publik Eva Mendes & Ryan Gosling