Lindjet në vendin tonë kanë pësuar rënia në 3-mujorin e dytë të vitit 2024. Sipas raportit të fundit të publikuar nga INSTAT, përgjatë muajve prill, maj dhe qershor kanë lindur 5,269 bebe, në krahasim me lindjen e 5,452 bebeve në të njëjtën periudhë 1 vit më parë.
Kjo tendencë rënieje është ndjekur në 10 qarqe të vendit, përpos Beratit dhe Korçës, ku vërhet një rritje e numrit të lindjeve. Numrin më të lartë të lindjeve e ka pasur qyteti i Beratit (3.2% më shumë, krahasuar me periudhën e 3-mujorit të dytë të vitit 2023), ndërsa më të ulëtën, Gjirokastra, me 18.6%. Në Gjirokastër kanë lindur 70 bebe gjatë këtyre muajve.
Edhe Tirana ka rënie të numrit të lindjeve, ku kanë lindur 2,013 bebe.

Në të njëjtën kohë, vdekjet janë shtuar dhe ekspertët e statistikave thonë se në këtë tremujor të dytë të 2024-ës janë regjistruar 5,014 humbje jete, që do të thotë 1.3% më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Por, në total, shifrat janë pak më pozitive, pasi ka 255 lindje më shumë se vdekje në periudhën prill-qershor.
Artikuj të sugjeruar: