Art & Libra

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2024

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Për më shumë se një javë rrugët e kryeqytetit të Anglisë janë pushtuar nga veprat e Banksy-t, artistit anonim, i cili këtë herë ka zgjedhur që të pikturojë kafshë të ndryshme. Pelikanë, piranja, majmunë, ujk, elefantë, një mace që shtriqet, rinoceront e një gorillë janë shfaqur në sytë e publikut, në cepa të ndryshme të Londrës.

Vizioni i artistit është i qartë dhe i thjeshtë: Arti i rrugës, i krijuar për të kënaqur publikun gjatë një periudhe kur titujt e lajmeve kanë qenë të zymta dhe aspak të mira. Në këto lajme, njerëzit ndoshta kanë humbur shpresën për të parë dritën. Banksy shquhet si një artist që synon gjithnjë të sjellë vepra të papritura në publik dhe të krijojë lojëra argëtuese me imazhet.

Të hënën - Vepra e parë që u shfaq ishte një dhi e cila lëvizte në urën Kew, në jugperëndim të Londrës. Disa menduan se ishte një imitim, të tjera spekuluan se ishte një lojë me fjalë “GOAT”, (më i madhi i të gjitha kohërave) në fjalorin popullor.

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Të martën – Dy koka elefantësh u shfaqën në dy dritare. Të dy ata shihnin njëri-tjetrin.

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Të mërkurën – Tre majmunë u shfaqën në një urë në lindje të Londrës.

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Të enjten – Një skicë e një ujku të vetumuar që po i ulërinte Hënës u shfaq në një çati në Peckham. Më pas, vepra u pretendua se u vodh, pasi 2 burra të maskuar e hoqën. Përfaqësuesi i Banksy-t tha për BBC se nuk kishin dijeni për vendndodhjen aktuale të veprës.

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Të premten – Dy pelikanë të uritur u shfaqën mbi një dyqan peshkull në “Avenue Pretoria”.

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Më pas, autoritetet dhe njerëzit zbuluan një mace që po shtriqej, disa piranja në rrugë, një rinoceront dhe një gorillë, e cila po nxirrte nga një thes disa kafshë të tjera. Për shumë komentues, veprat mund të jenë edhe një referencë e “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell, që tregon rebelimin e kafshëve/njerëzve ndaj qeverisë. 

Macja

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Piranjat

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Rinoceronti

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Gorilla ndihmon kafshët e shpendët që të arratisen

Arti i Banksy-t pushton Londrën: Ç’kuptim kanë veprat?

Rikujtojmë se Banksy është një artist anonim, i cili njihet për artin e rrugës dhe simbolikat e veçanta që përcjell. Veprat e tij janë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të mbushura me mesazhe.