Celebrity

Si rrallëherë, Kylie Jenner flet për lidhjen e saj me Timothée Chalamet

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2024

Si rrallëherë, Kylie Jenner flet për lidhjen e saj me
FOTO: MARC PIASECKI/WIREIMAGE

Ndërsa njerëzit janë mësuar që të shohin çdo detaj të jetës së saj luksoze, qoftë në televizion me serialin “The Kardashians” apo në daljet publike dhe rrjetet sociale, duket se ka diçka që Kylie Jenner po e mban tërësisht për vete: Jetën e saj private.

Në një intervistë të fundit për revistën British Vogue, Jenner nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e aktorit Timothée Chalamet, por foli për faktin se ajo ka vendosur që romancën ta mbajë sa më larg mediave dhe tabloidëve dhe kjo e bën të ndihet shumë mirë në raport me veten.

"Privatësia është kaq e rëndësishme për mua," tha ajo, duke shtuar se zgjedhja e saj për t'i mbajtur gjërat larg vëmendjes, e bën të "ndihet shumë mirë". Ajo vazhdoi duke u shprehur se fakti që ka qenë pjesë e ekraneve që në moshën 10-vjeçare e ka mësuar që të bëjë dallimin mes gjërave që duhet të ndajë me të tjerët dhe atyre që duhet t’i mbajë për vete.

"Kam mësuar që në moshë të vogël se si të përballem me famën dhe protagonizmin në mënyrën më të mirë për mua," tha ajo. "Pra, nuk e kam problem, që të jem e sinqertë."

Jenner dhe Chalamet nxitën thashethemet për një romance mes tyre në prill të vitit të kaluar pasi u fotografuan bashkë ne një varkë në Capri. Që atëherë, ata janë parë në koncertin e Beyoncé në Los Angeles, janë shfaqur në “US Open” në shtator të vitit 2023 dhe më pas në eventin pas ceremonisë së Golden Globes 2024.

Si rrallëherë, Kylie Jenner flet për lidhjen e saj me
FOTO: GETTY IMAGES

Kylie shtoi se fama është pjesë e punës së përditshme dhe se për shkak të serialit televiziv të familjes Kardashian dhe kohës së gjatë që ajo ka kaluar në qendër të vëmendjes, ky stil jete është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.

“Njerëzit më pyesin: “Si e përballon gjithë këtë?” “Nuk më kujtohet vërtet që të kem pasur këtë shkëlqim apo famë përpara se të gjendesha përballë dritave dhe kamerave. Por, e përballoj shumë mirë”, u shpreh ajo.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle