
Përtej famës apo parave, për Kylie Jenner mëmësia është një nga ato misionet më të rëndësishme në jetë. Ajo është nënë e dy fëmijëve që ka me ish-in Travis Scott, vajzën Stormi Webster dhe djalin Aire Webster. Aire ka lindur në 2 shkurt të vitit 2022, por përpara se të kishte zyrtarisht këtë emër, djali i Jenner quhej Wolf. Sipas themelueses së “Kylie Cosmetics”, Wolf nuk ishte emri i vetëm që ajo i vuri djalit të saj përpara se të quhej përfundimisht Aire.
Në një intervistë të fundit për “British Vogue”, Jenner foli sinqerisht për vështirësitë që kishte për të zgjedhur emrin Aire.
Ajo tha se: "Emri i djalit tim ishte në të vërtetë Knight për një kohë të gjatë dhe vajza ime, ende sot e kësaj dite, thotë: "A të kujtohet kur Aire quhej Knight?" S
“Emri i djalit tim ishte në të vërtetë Knight për shumë kohë,” tha Jenner gjatë intervistës.
Sipërmarrësja e famshme foli edhe për vështirësitë e gjetjes së emrit dhe faktin si depresioni pas lindjes ndikoi pikërisht në këtë zgjedhje.
“Ndoshta me djalin tim ishte një çështje depresioni, kështu që isha kaq e emocionuar për gjërat që ndieja,” shpjegoi ajo gjatë intervistës.
Flisja në telefon me nënën time gjatë gjithë ditës duke qarë në mënyrë histerike dhe i thoja: "Nuk mund ta kuptoj emrin e tij".
Pasi ka luftuar për të gjetur emrin e duhur për fëmijën e dytë, Jenner ka disa këshilla për çdo nënë që gjendet në një situatë të ngjashme. "Këshilla ime për të gjithë miqtë që kanë fëmijë është që ta zgjedhin emrin sa më shpejt, sepse kur hormonet futen në lojë, thjesht nuk mund të merrni vendime," përfundoi ajo.
Artikuj të sugjeruar:
- U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si qëndron e vërteta?
- Si rrallëherë, Kylie Jenner flet për lidhjen e saj me Timothée Chalamet
- Kris Jenner flet për operacionin, pasi u diagnostikua me tumor
- Ka zëra se Kylie Jenner është grindur me të ëmën për shkak të Timothée Chalamet
- Kylie Jenner dhe Hailey Bieber aprovojnë trendin më të lezetshëm të thonjve
Burimi: Marie Claire