Celebrity

Selena Gomez dhe Google bëhen bashkë, në ndihmë të njerëzve që hasen me sfidat e shëndetit mendor

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2024

Selena Gomez dhe Google bëhen bashkë, në ndihmë të
FOTO: SAMIR HUSSEIN/GETTY IMAGES

Problemet e shëndetit mendor në të gjithë botën dhe shifrat që dalin nga “Centers for Disease Control and Prevention” janë tregues për problemet me të cilat përballen grupmosha të ndryshme, por sidomos adoleshentët. Sipas një raporti të shëndetit mendor të vitit 2022, rreth 15% e adoleshentëve të moshës 12 deri në 17 vjeç kishin përjetuar një moment depresiv në jetën e tyre, ndërsa 37% kishin ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe mërzitjeje.

Përtej shifrave, por edhe historisë personale të përballjes ndër vite me probleme të shëndetit mendor, Selena Gomez ka vendosur që t’u vijë në ndihmë këtyre njerëzve përmes një bashkëpunimi me Google. Për të financuar nismën, Google.org, një nga degët e Google, po dhuron 10 milionë dollarë për organizata të ndryshme të shëndetit mendor dhe edukimit si: “DonorsChoose”, “Fondacioni JED”,” Child Mind Institute”, “The Steve Fund” etj. 

"Unë e di se të qenit adoleshent i bën të rinjtë të ndihen të vetmuar dhe shpesh të mërzitur," shkruan Gomez në një postim në Instagram për të njoftuar nismën e re. "Ne duhet t'u japim adoleshentëve burime në mënyrë që ata të mund të ndërtojnë zakone të forta të shëndetit mendor."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Pse Selena Gomez po fillon një nismë për shëndetin mendor që ka lidhje me adoleshentët?

Si pjesë e botës së spektaklit dhe famës, Gomez e ka përjetuar presionin e të qenit një njeri i famshëm, ndaj jo pak herë ajo është përballuar me probleme të shëndetit mendor, madje edhe ka folur publikisht për to. Në dokumentarin e saj “My Mind and Me”, artisja foli për diagnostikimin me bipolaritet dhe vendimin për t’u shtruar në një qendër rehabilitimi. Si pasojë e kësaj, trajektorja e karrierës ka ndryshuar, së bashku me qëllimin e saj ndër vite.

“Unë e di vetë se të të rriturit me shumë dashuri dhe vëmendje ka shumë ndikim në jetën e një adoleshenti,” tha ajo. "Pak njerëz janë në gjendje që të ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit duke u ofruar atyre ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin mendor."

Si funksionon kjo nismë?

Google angazhohet që të japë 500 dollarë për të gjitha nismat e ndërgjegjësimit në platformën  “DonorsChoose” që ka lidhje me shëndetin mendor. Përveç kësaj, mësuesit do të marrin 200 dollarë bonus sa herë që përfundojnë një nga seancat e trajnimit për shëndetin mendor që ofrohen nga organizata jofitimprurëse.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Cosmopolitan