
Një letër e shkruar në vitin 1997, pikërisht kur ndërroi jetë princesha e ndjerë Diana ka dalë në ankand dhe është blerë nga një qytetar që preferoi të mbetet anonim. Sipas “People”, letra e papublikuar më parë, e shkruar nga Mbreti Charles (asokohe ende princi Charles) flet për emocionet dhe “zbrazëtinë e padurueshme” që ai ndjeu pas vdekjes së Dianës.
Charles ia ka dërguar këtë letër një mikut të tij Peter Houghton për ta ngushëlluar pas vdekjes së partneres së tij. Letra u shit në ankand për dy mijë dollarë, sipas DailyMail.
Në letër, Charles shkruan se “zemra e tij pikon gjak" dhe se mund ta imagjinojë “agoninë” pas humbjes së njeriut të dashur, edhe pse do donte një shkop magjik për të ndryshuar tërësisht situatën.
Letra e shkruar nga Charles, ka kokën "Highgrove House" dhe mban datën 8 dhjetor të vitit 1997. Diana vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht të po atij viti. Letra me tre faqe e nënshkruar me emrin “Charles” është e futur në një zarf dhe është dorëzuar te fituesi i ankandit dorazi, sipas “Daily Express”.

Letra duket se është një dëshmi e përjetimeve të mbretit Charles, sidomos pas vdekjes tragjike të Lady Diana-s.
"Tani ne shohim përmes një xhami në errësirë dhe pastaj i shohim gjërat ndryshe," shkroi ai. "Personalisht, unë besoj se ka një dimension tjetër përtej trupit dhe ne do të habitemi kur ta zbulojmë atë përfundimisht,” përfundon shkrimi i Charles.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm kur Charles i propozoi për martesë
- Videoja virale: Mbreti Charles thyen rregullin mbretëror, për të marrë një puthje *.*
- Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand: Ja ç’dihet deri tani
- Nisur nga mbreti Charles: A mund ta humbësh shijen nga trajtimet kundër kancerit?