Ushqim & Pije

A janë frutat e thara në ngrirje të shëndetshme, sipas dietologëve

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2024

A janë frutat e thara në ngrirje të shëndetshme, sipas

Ju ndoshta keni parë qese të mbushura me fruta të ndryshme që njerëzit i mbajnë në ngrirje për një kohë të gjatë. Mund të jenë luleshtrydhe, banane, pjeshkë, pra çdolloj fruti që ju dëshironi dhe mund ta mbani në pjesën e ngrirjes në frigorifer për ta konsumuar kur të doni.

Pra, a janë frutat e thara në ngrirje të shëndetshme?

“Ushqimi që mbahet në ngrirje është në fakt një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur lëndët ushqyese,” thotë dietologia Caroline Susie. Sigurisht, nuk është e njëjta cilësi apo shije me frutat e freskëta, por realisht edhe ato të tharat në ngrirje janë shumë të shëndetshme.

Shtimi i frutave të thara në ngrirje në kos, qumësht apo drithëra është një formë e gjetur për të shtuar vlerat ushqimore në regjimin që ju ndiqni.

Çfarë janë këto fruta të thara në ngrirje?

“Nisur edhe nga emri, këto janë fruta që ekspozohen ndaj temperaturave shumë të ulëta, ndërsa tharja në ngrirje është në fakt "një nga metodat më të mira të ruajtjes për të mbajtur të paprekur materialin biologjik," shpjegon dietologia Therese Gentile. Ky proces ruan pjesën më të madhe të strukturës dhe lëndëve ushqyese të ushqimit me humbje të pakët të volumit të tyre, shton ajo. Njësoj si frutat e freskëta, ato ruhen në kulmin e freskisë, por kur janë jashtë frigoriferit ato jetojnë më gjatë.

A janë frutat e thara në ngrirje të shëndetshme?

Këto fruta kanë pothuajse të gjitha përfitimet ushqyese të frutave të freskëta në një formë krokante. Por, nuk është saktësisht e njëjta gjë me të ngrënit e frutave të freskëta ose të ngrira tradicionalisht. Me fjalë të tjera, frutat e thara në ngrirje ende përmbajnë pjesën më të madhe të ushqimit që gjendet në frutat e freskëta, madje ato kanë anti-oksidantë dhe fitonutrientë që gjenden thuajse tek të gjitha frutat.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Today