Muzika

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2024

 Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Eshtë bërë traditë tashmë që jugu i Shqipërisë të kthehet në epiqendrën e artistëve të mëdhenj të cilët sjellin atmosferë feste gjatë ditëve të nxehta.

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Sidomos në Green Coast atmosfera është akoma edhe më elektrizuese. E ndërsa në fundjavat e kaluara në këtë destinacion “IN” kanë performuar artistë si Elvana Gjata, Ylli Limani, McKresha, kjo fundjavë është akoma më e nxehtë.

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Duke filluar nga sot do të përformojnë artistë si Alban Skënderaj, dhe në vazhdim Dhurata Dora, Buta dhe Tayna.

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Të gjithë këta këngëtarë nuk mblidhen rastësisht. Ata do të mirëpresin rikthimin e reperit Noizy në skenat shqiptare. Pas një mungese të gjatë këngëtari rikthehet sonte për të përformuar ne Lollipop Night Club tek La Vista Lifestyle Center në Green Coast.