Nëse ke një llogari në TikTok, me shumë gjasa ke parë të paktën një video që përdor si sound, ose edhe në përshkrim togfjalëshin “very demure”. Shumë njerëz s’e kanë idenë se si fjala “demure” (referuar një personi paksa të rezervuar e modest) mori dhenë, por ja ku jemi! “Demure” ka tërhequr vëmendjen e krijuesve në TikTok, e markave më të mëdha dhe mesa duket është bërë nami.
Si “very demure” u bë shprehja e preferuar e TikTok-ut?
Gjithçka nisi kur tiktok-erja Jools Lebron ndau disa këshilla se si të jesh një person modest në punë, i paraqitshëm dhe i lezetshëm. Për rreth një javë, Lebron këshilloi 1.5 milionë ndjekësit e saj se si të duken “modestë” në situata të ndryshme, duke përfshirë udhëtimet me familjen; fatura në një bar; madje edhe prezenca në një shfaqje me drag queens.
Menjëherë njerëzit në TikTok u fiksuan me fjalën “demure”, duke e përdorur në mënyrë satirike, ose si një shaka me ndjekësit e tyre. “Demure” vjen edhe në trajtën e një ‘talljeje’ për fiksimin e disa njerëzve me markat që bërtasin “luks”, paratë dhe tendencën për të treguar se sa para kanë. Në një video, Lebron tregon se duhet të jemi “modestë” dhe “të rezervuar” gjatë një udhëtimi, sepse siç shprehet ajo: “Zonja, nuk jemi në Met Gala”. Ajo i inkurajon gocat që të mos përpiqen më shumë se duhet dhe të vishen në mënyrë “jo modeste”.
“Demure” është kthyer në fjalën më të përdorur në TikTok rishtazi dhe marka të ndryshme si CVS, Elf Cosmetics dhe Delta e kanë pikasur duke komentuar nëpër videot e Lebron. Të tjerë njerëz bëjnë shaka me trendin. Dikush porosit picë dhe e ha me kafshata të vogla, fiks “demure”; një tjetër grua tregon se u fejua, por s’e bëri shumë të madhe, duke treguar në video unazën e fejesës.
@bymelissaflores My #demure queen taught me @Jools Lebron ? original sound - melissaflores
Sipas Jess Zafarris, etimologe dhe autore e “Once Upon a Word: A Word-Origin Dictionary for Kids”, fjala “demure” do të thotë “i rezervuar, modest, i turpeshëm”. Rrënja vjen nga latinishtja “maturus”, që do të thotë një person “i pjekur/i matur”.
“Demure përdoret për gratë që sillen mirë, nuk bien në sy, janë të rezervuara dhe serioze”, shton ajo.
Më tej, vijon:
“Demure” është përdorur në shekullin e 15-të dhe 16-të si një mënyrë për të etiketuar një person hipokrit, i cili fsheh një anë të errët të vetes. Më pëlqen se si “demure” po përdoret në TikTok tani, sepse përdor fjalën me një maskim serioz, por në të njëjtën kohë, bëjnë gallata, ndaj i qëndrojnë përkufizimit të fjalës, që lidhet me një fasadë”.
Pra, bëni kujdes! Jini demure dhe modestë. Ose jo…
Artikuj të sugjeruar: