Celebrity

Khëm-khëm! Thuhet se Kylie qenka më e dashuruar se kurrë me Timothée ❤️

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2024

Khëm-khëm! Thuhet se Kylie qenka më e dashuruar se kurrë me
FOTO: Getty Images

Ylli i Kardashians ka shijuar këto ditë një udhëtim në Bahamas me të dashurin e saj, aktorin Timothée Chalamet dhe një grup miqsh të ngushtë, kjo sipas një burimi për People.

“Ishte një pushim shumë i mirë dhe i nevojshëm për të dy. Kylie është shumë e lumtur me Timothée. Ajo kurrë nuk ka qenë e dashuruar kështu më parë,” tha i njëjti burim për revistën.

“Ai është një person i mrekullueshëm, sidomos në raport me të. Familja e Kylie-t e do, pasi ai është një person i matur dhe një zotëri në kuptim e plotë të fjalës. Pra, Kylie ka thjesht gjithçka që meriton.”

Khëm-khëm! Thuhet se Kylie qenka më e dashuruar se kurrë me
FOTO: AbacaPress / SplashNews.com

Sipërmarrësja e famshme, vetëm pak ditë më parë shpërndau një set fotosh në Instagram me momente nga festimet e ditëlindjes, por në asnjë prej fotove nuk shfaqej partneri i saj. Ajo e kaloi ditëlindjen në shoqërinë e mikeshës së ngushtë, Stassie Karanikolaou mes darkave luksoze në jaht, ushqimit të zgjedhur dhe lojës së pokerit.

Jenner dhe Chalamet nxitën thashethemet për një romancë mes tyre në prill të vitit të kaluar pasi u fotografuan bashkë ne një varkë në Capri. Që atëherë, ata janë parë në koncertin e Beyoncé në Los Angeles, janë shfaqur në “US Open” në shtator të vitit 2023 dhe më pas në eventin pas ceremonisë së Golden Globes 2024.

Duket se dyshja është më shumë se e vendosur për ta mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike, përtej edhe angazhimit me punë shtete të ndryshme. Aktori ka disa projekte dhe është zhvendosur në New York ku Kylie shkon për ta vizituar gjatë fundjavave, por edhe ai ka ardhur ne Los Angeles për të qenë pranë sipërmarrëses së njohur, sipas mediave.

Me pak fjalë, ata po bëjnë gjithçka që lidhja e tyre të funksionojë dhe të zgjasë sa më shumë!

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Elle