Celebrity

Në dramën e filmit “It Ends With Us”, qenka përfshirë edhe Ryan Reynolds o.O

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2024

Në dramën e filmit “It Ends With Us”, qenka
Getty Images


Rishtazi, Blake Lively zbuloi se bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, shkroi një prej skenave më ikonike të “It Ends With Us”, referuar skenës në tarracë. Blake tha se ajo dhe bashkëshorti bashkëpunojnë gjithnjë dhe se “sukseset e saj janë dhe të atij dhe anasjelltas”.

Megjithatë, pavarësisht këtij ndërveprimi të lezetshëm mes çiftit, aktori dhe producenti Justin Baldoni nuk ishte shumë i lumtur. Një burim tha për Daily Mail se Ryan hyri në “skenë” për të ndaluar që të ndodhte katastrofa me filmin.

“Ryan kishte çdo të drejtë të mbështeste gruan, sidomos kur bëhet fjalë për një projekt pas të cilit ajo është e apasionuar. Ryan e dinte se duhej ndihmë me skenarin. Bashkë me Blake, ata u siguruan që të kishte një qasje jo vetëm brilante, por edhe reflektuese të historisë që tregohet”, u shpreh burimi anonim.

Në dramën e filmit “It Ends With Us”, qenka
Getty Images

“Ryan nuk donte që të dështonte askush, veçanërisht e shoqja. Nuk kishte asgjë kundër Justin (Baldoni), por ai e mori personale dhe s’është faji i Ryan. Ai nuk ka pse kërkon ndjesë. Nuk donte merita. Ai donte thjesht që rikthimi i Blake në kinema të ishte i suksesshëm”, shtoi personi.

Qartazi, ylli i “Deadpool & wolverine” mendon se Blake ka sakrifikuar shumë për të rritur fëmijët dhe që Ryan të vijojë ëndrrën e tij dhe ndjen se ai i detyrohet asaj kaq shumë.

“Ai e do më shumë se gjitçka dhe do që ajo të arrijë ëndrrën e saj. Dhe asaj do t’i duhet gjithnjë ndihma, drejtimi dhe mbështetja që ai i jep”, përfundoi burimi.

Blake tha për E!News: “Skena ikonike në tarracë u shkrua nga im shoq. Askush nuk e dinte, por tani e dini. Ai e shkroi. Ai punon në gjithçka që unë bëj. Unë punoj në gjithçka që ai bën. Kështu që fitoret dhe festimet e tij janë dhe të miat. Të miat janë gjithashtu edhe të tijat”.

Artikuj të sugjeruar: