Doja Cat mund të jetë lidhur me yllin e “Stranger Things”, Joseph Quinn. Ata u shfaqën nëpër rrugët e Londrës, të përqafuar, duke u kapur për dore dhe jo vetëm. Videoja u publikua nga Deuxmoi dhe menjëherë, njerëzit aluduan se Doja e ka manifestuar një lidhje me Quinn.
View this post on Instagram
Është e paqartë nëse këngëtarja dhe aktori janë në një lidhje, por gjithsesi, mund të themi se duken mjaft të afërt. Njerëzit menjëherë komentuan në video: “Doja e ka manifestuar para ca vitesh. Jam e lumtur për të”; “Dëshira e saj u përmbush. Ajo e donte që prej fillimit këtë”, duke iu referuar dramës që qarkulloi në internet në vitin 2022.
Doja i shkroi kolegut të Quinn, Noah Schnapp në DM, duke i thënë që t’i thoshte aktorit që t’i shkruante Doja-s, duke e përshkruar si “goxha seksi”. “Prit, jo. A ka të dashur?”, tha më tej Doja, ndërsa Noah i dha linkun e profilit të Quinn.
Megjithatë, ndërveprimi i saj dhe Noah-s u bë publik dhe Doja shpërtheu ndaj tij duke e quajtur “një gjarpër”. Njerëzit menjëherë i dolën në mbrojtje aktorit, duke i thënë Doja-s se nuk duhet të kërkonte ndihmën e një 17-vjeçari për të folur me dikë.
Sipas të dhënave në Social Blade, nga ky sherr, Doja humbi rreth 200,000 ndjekës, ndërsa Schnapp fitoi 2 milionë. Gjithsesi, ai sqaroi zënkën, duke thënë se nuk ka hatërmbetje mes tyre.
Nejse, mesa duket Doja ia ka arritur qëllimit dhe bravo i qoftë!
Artikuj të sugjeruar: