Social Buzz

Vera “brat”: Pse po e sheh kudo nëpër TikTok?

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2024

Vera “brat”: Pse po e sheh kudo nëpër TikTok?

Ngjyra jeshile e ndezur po kalon një moment të vetin dhe për këtë mund të falenderoni albumin e ri të Charli XCX, "Brat." Që nga dalja e albumit më 7 qershor, trendi “brat” (duke përfshirë fontin karakteristik Arial), duket se është kudo dhe ka arritur deri tek fushatat e marketingut.

Albumi pop, përqendrohet tek festa, Von Dutch, feminiteti dhe ka frymëzuar kërcime në TikTok, meme dhe trende mode, duke çuar fansat më të rregullt në internet që të shpikin një term të ri: “vera brat.”

Me një pamje të çrregullt dhe pa komplekse, "vera brat" përfshin elemente nga trende të tjera të ngjashme në TikTok si vera e vajzës "ferale". Duke u zhvilluar nga kopertina ikonike e albumit në një estetikë të tërë, “brat” tani është një stil jetese i përqafuar nga gjenerata Z.

Ja gjithçka që duhet të dini për verën “brat”, nga kërcimet virale tek bashkëpunimet e papritura.

Çfarë është vera “brat”?

Trendi i verës “brat” është i frymëzuar nga albumi i hitit të këngëtares britanike Charli XCX, "brat," i cili u publikua më 7 qershor dhe debutoi në vendin e tretë në Billboard.

Fansat u magjepsën veçanërisht nga kopertina e veçantë, por minimaliste e albumit: fjala “brat” e shkruar me font me rezolucion të ulët në një sfond jeshil.

Shpejt pas daljes së albumit, gjenerata Z e shpalli këtë si sezonin "brat", një trend estetik që përkufizohet nga sjellje prej “party animal,” stil vajze cool që feston, s’e vret shumë mendjen dhe pa harruar sigurisht, ngjyrën jeshile.

Trendi mori shpejt dhenë në TikTok, me 41.2K postime nën hashtag-un #bratsummer. Vera "brat" ka të bëjë me pranimin e papërsosmërive tuaja, duke përqafuar faktin se të gjithë jemi të ndryshëm dhe mund të kemi të metat tona.

Charli e shpjegoi më tej kuptimin e “brat” në një video në TikTok.

@charlixcx what it means to be a brat :) #OffTheRecord ? Club classics - Charli xcx

“Je si ajo vajza që është pak e çrregullt dhe i pëlqen të festojë e ndoshta thotë ndonjë gjë të çmendur ndonjëherë. Që ndihet mirë, por ndoshta kalon edhe një krizë. Por pak a shumë, feston përmes saj, është shumë e sinqertë, shumë e drejtpërdrejtë. Pak e paqëndrueshme. Por është brat. Je brat. Kjo është brat,” tha ajo në video.

Një nga trendet më virale brat në TikTok është një rutinë kërcimi me energji të lartë për këngën “Apple” nga albumi. Krijuesja e TikTok, Kelley Heyer, një fanse e zjarrtë e Charli XCX, krijoi një rutinë kërcimi për “Apple” që u bë shpejt virale mes fansave të këngëtares.

@kelley.heyer Replying to @Liz brat summer continues ??? #charlixcx #brat ? Apple - Charli xcx
 
Artikuj të sugjeruar: