
Fotot e Meghan dhe Harry-t gjatë vizitës së tyre në Kolumbi mes riteve tradicionale, kërcimeve salsa dhe takimeve me personalitetet e vendit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në ditën e fundit të turneut në Bogota, Meghan foli në samitin “Afro-Descendant Women and Power: Voices of Equity”, i cili ka në fokus punën e grave lidere afro-kolumbiane. Dhe më e rëndësishmja, ajo foli për vajzën e saj, princeshën Lilibet.
"Edhe pse është vetëm tre vjeç, ajo ka gjetur zërin e saj të brendshëm dhe ne jemi shumë krenarë për këtë, sepse kështu krijojmë kushtet për një efekt zinxhir edhe të bashkëmoshatarët e saj, por edhe vajzat dhe të rinjtë e tjerë. Duke e ditur se dikush të dëgjon dhe të inkurajon për shumë gjëra në jetë, kjo është pozitive dhe diçka që njerëzit duhet të bëjnë për të mbështetur gratë dhe vajzat,” tha Markle.

Dukesha e Sussex-it zbuloi se ajo është ndikuar në jetë nga shumë persona, sidomos nga nëna e saj, Doria Ragland.
“Unë gjej frymëzim te shumë prej grave të forta rreth meje,” tha Meghan. "Nëna ime është një prej tyre, edhe pse jeta është plot surpriza dhe ndonjëherë mjaft komplekse."
Gjatë vizitës së tyre në Bogota, Meghan dhe princi Harry morën pjesë edhe në një samit rreth përdorimit të internetit dhe rreziqeve që vijnë prej tij. Meghan foli edhe për rëndësinë e modelimit të sjelljeve pozitive te fëmijët, veçanërisht në internet.
"Nuk ka rëndësi se ku jetoni," shpjegoi ajo. "Nuk ka rëndësi kush jeni. Ose ju personalisht ose dikush që njihni është viktimë e asaj që po ndodh në internet. Dhe kjo është diçka për të cilën mund të punojmë në mënyrë aktive çdo ditë për ta korrigjuar."
Artikuj të sugjeruar:
- Meghan Markle flet për përvojën me bullizmin dhe mendimet negative
- Pse princ Harry dhe Meghan druhen që t’i shfaqin në publik fëmijët e tyre
- Princ Harry nuk është gati që Meghan Markle të rikthehet në Angli, por pse?
- Nëse Meghan Markle do të humbte titujt mbretërorë, do të quhej me këtë emër të çuditshëm
- Thuhet se Meghan dhe Harry mund të sjellin një film për fëmijët e tyre
Burimi: Marie Claire