Celebrity

Çfarë? Naomi Campbell është e lidhur me DJ e njohur?!

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2024

Çfarë? Naomi Campbell është e lidhur me DJ e njohur?!

Mund të kemi të reja nga jeta private e Naomi Campbell! Supermodelja e njohur u shfaq në një club në Mykonos për të ndezur një super thashethem. Në një video të publikuar në TikTok, Naomi shfaqet duke puthur DJ Rampa.

Njerëzit nëpër komente nuk e fshehën çudinë. “O Zot, çfarë?”; “Kur ndodhi kjo?!”; “Ata janë bashkë?”; “S’ka mundësi”, ishin disa prej përshtypjeve të komentuesve në TikTok.

Rampa është një DJ i njohur, emri i vërtetë i së cilit është Gregor Sütterlin. Ai ka lindur në Freiburg, Gjermani dhe ka një label muzikor. Rampa është DJ dhe producent dhe për muzikën e tij është frymëzuar nga atmosfera e festave në Berlinin e viteve 2000.

Çfarë? Naomi Campbell është e lidhur me DJ e njohur?!

Në vitin 2019 ai krijoi Keinemusik, së bashku me miqtë e tij, Adam Port, David Mayer, Reznik, dhe Monja Gentschoë. Rampa është një prej DJ që performon në clube të famshme në Ibiza, Mykonos, Barcelonë etj.

Artikuj të sugjeruar: