Celebrity

Jo më një thashethem! J.Lo dhe Ben Affleck i japin fund martesës

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2024

Jo më një thashethem! J.Lo dhe Ben Affleck i japin fund martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund martesës së tyre pas dy vitesh. Më 20 gusht 2024, Jennifer, nënshkroi divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck. Ata u martuan në korrik të vitit 2022.

Shumë burime konfirmuan për People dhe TMZ se Jennifer nënshkroi divorcin në Gjykatën Supreme të Los Angeles-it dhe vendosi datën 26 gusht si ndarjen përfundimtare. Ajo e firmosi vetë divorcin, pa praninë e avokatit, u shprehën burimet.

Këngëtarja nuk u shpreh nëse kishte një kontratë paramartesore, por burime për TMZ bënë me dije se nuk kishte një të tillë. “Ajo u mundua shumë që t’i bënte gjërat të funksiononin dhe është zemërthyer”, u shpreh burimi. “Fëmijët janë prioriteti i saj kryesor, siç kanë qenë gjithmonë”, shtoi personi anonim.

Prej kohësh përflitej për një ndarje të dyshes dhe mesa duket, nuk ishin thjesht thashetheme. Lopez dhe Affleck rindezën romancën e tyre në vitin 2021, më shumë se 17 vite pas prishjes së fejesës në vitin 2004.

Artikuj të sugjeruar: