Celebrity

Dua Lipa dhe partneri i saj po sigurohen që të na kujtojnë se janë çifti më i bukur i momentit

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2024

Dua Lipa dhe partneri i saj po sigurohen që të na kujtojnë se
FOTO: DUA LIPA/ INSTAGRAM

Edhe njëherë tjetër, Dua u përpoq të na siguronte se ajo dhe i dashuri, aktori Callum Turner janë për momentin një nga çiftet më yll në radhët e të famshmëve në botë.

E veshur me një fustan të gjatë lëkurë, sandale të zeza me takë të hollë dhe disa unaza me shkëlqim vezullues, Dua dukej yll pranë të dashurit që kishte zgjedhur një look më sportiv, një xhaketë blu, pantallona të gjera dhe atlete të bardha. Fotoja është shkrepur dje (20 gusht 2024) në Londër.

Dua Lipa dhe partneri i saj po sigurohen që të na kujtojnë se
FOTO: Splash News

Një tjetër provë që Dua dhe Callum duken shumë bukur bashkë, e ndërsa njerëzit në rrjetet sociale kanë komentet e tyre.

“Dua Lipa po udhëton në vendet më të bukura, po vesh rrobat më fantastike që ka në gardërobë, po puth djem simpatik teksa lexon librat më të mirë...Kjo është jeta!” shkroi një person në një postim në rrjetin X (ish-Twitter) që u bë viral disa muaj më parë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Vogue