Celebrity

Aktori i filmit “It Ends With Us” kërkon që të ndalojë 'urrejtja' për Blake Lively

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2024

Aktori i filmit “It Ends With Us” kërkon që të
FOTO: AP

Drama e "It Ends With Us" duket se nuk paska fund! Pas thashethemeve se aktorët Blake Lively dhe Justin Baldoni janë grindur gjatë xhirimeve të filmit, një tjetër aktor, pjesë e këtij kasti ka bërë një deklaratë në Instagram duke u kërkuar njerëzve që të ndalojnë urrejtjen në internet.

“Doja të merrja një minutë dhe t’i adresoja të gjithë këto komente që po qarkullojnë në internet,” u shpreh aktori Brandon Sklenar.

“Shkrimtarja Colleen Hoover dhe gratë e këtij kasti filmi synojnë dhe shpresojnë që gratë të zgjedhin një jetë më të mirë për veten e tyre,” shton ai.

“Të ofendosh gratë që kanë dhënë kaq shumë nga zemra dhe shpirti i tyre për realizimin e këtij filmi, sepse ato besojnë aq fort në mesazhin e tij, duket e kaq papranueshme. Në fakt, e kundërta është e vërteta e kësaj historie.”

"It Ends with Us" po shfaqet në kinema dhe bazohet në romanin me të njëjtin titull, i shkruar nga  Colleen Hoover. Në rolin kryesor është Blake Lively (Lily Bloom), një grua në një marrëdhënie abuzive. Baldoni luan të dashurin dhe dhunuesin e saj, Ryle Kincaid, ndërsa aktori Sklenar interpreton ish-të dashurin e Lily-t, Atlas Corrigan.

Kujtojmë që Lively është kritikuar për interpretimin në këtë film, madje shumë syresh e kanë quajtur një dështim, sidomos për trajtimin e tematikës së dhunës në familje.

Aktori i filmit “It Ends With Us” kërkon që të
FOTO: AP

Aktori Brandon Sklenar përmendi në postimin e tij edhe dramën e pretenduar gjatë xhirimeve të këtij filmi.

"Ajo që mund ose nuk mund të ketë ndodhur mes aktorëve nuk zvogëlon synimet tona në realizimin e këtij filmi," shkroi ai.

Ai vazhdoi: “Më besoni kur ju them: Nuk ka asnjë person të vetëm të përfshirë në realizimin e këtij filmi që të mos ishte i/e vetëdijshëm/me për përgjegjësinë që ka. Një përgjegjësi për të gjitha gratë që kanë përjetuar trauma ndër breza, abuzim në familje, ose luftojnë me veten dhe dashurinë. Ky film është një kontroll i ashpër realiteti për burrat që duhet të bashkohen dhe të marrin përgjegjësi për veten dhe veprimet e tyre.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brandon Sklenar (@brandonsklenar)

Duket se ky film i ri po përballet me një lumë komentesh dhe kritikash, sidomos pasi në premierën e filmit në fillim të këtij muaji, aktorët kryesorë Lively dhe Baldoni u shfaqën në kinema të ndryshme. Nga ana tjetër, aktorja e njohur është kritikuar për mënyrën si e ka promovuar këtë film, ndërkohë që lançoi një linjë për trajtimin e flokëve etj.

Deri tani zyrtarisht Blake Lively nuk ka reaguar për komentet fyese apo diskutimet rreth dramës “It Ends With Us”.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: New York Post