Celebrity

Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e divorcit) për J.Lo dhe Ben Affleck

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2024

Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e

Jennifer Lopez nënshkroi divorcin nga Ben Affleck më 20 gusht 2024 dhe ndoshta ti mund të mendosh se është një rastësi, por në fakt, 20 gushti do të ishte përvjetori i dytë i martesës së tyre. Këngëtarja dhe aktori u martuan më 20 gusht të vitit 2022 në një dasmë të madhe dhe të bukur në Georgia.

Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e

S’e dimë tani, por duket fiks si një zgjedhje e mirëmenduar.

Sipas burimeve për TMZ, ish-çifti nuk kishte një kontratë paramartesore. Personat anonimë thanë se ajo shkoi në Gjykatën Supreme vetëm, pa praninë e avokatit dhe nënshkroi divorcin. Më pas, u shfaq me xhinse, pulovër të gjerë dhe një Birkin se fundja, një çantë nuk ta thyen zemrën kurrë.

Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e
Gotham//Getty Images

Meqë na kapi dallga e nostalgjisë, rikujtojmë se Jen ka folur për dasmën në Georgia në blogun e saj, duke u shprehur: “Asgjë nuk është ndjerë më e përshtatshme për mua dhe e dija se më në fund po gjeja rehatinë në një mënyrë që e gjen vetëm kur e kupton se ç’është humbja, gëzimi dhe je testuar mjaftueshëm që të mos i marrësh për të mirëqena gjërat e rëndësishme dhe që të mos lësh vogëlsirat e ditës që të prekin momentet e çmuara. Ne e gjejmë veten në një ndër dëshirat më afatgjata: Kemi mirënjohje për atë që jeta na ka treguar, edhe në sfida e vështirësi. Ajo natë ishte parajsë”.

Artikuj të sugjeruar: