Dhurata

Bazuar te besëtytnitë: 6 dhuratat që s’duhet t’i blesh personit të zemrës

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2024

Bazuar te besëtytnitë: 6 dhuratat që s’duhet t’i

Të gjithë duam të bëjmë dhurata që sjellin lumturi, por a e dini që disa dhurata besohet se mund të të sjellin energji të keqe? Që në kohët e vjetra, njerëzit kanë besuar në mite rreth dhuratave që sjellin fat të keq. Mund të duket qesharake, por ka disa dhurata që më mirë t’i shmangni nëse s’keni qejf të shihni buzëqeshje të ngrira në fytyrën e atij që po i dhuroni.

1. Parfum – Aromë që mbetet...por jo gjithmonë pozitivisht

Edhe pse parfumi duket si një dhuratë e këndshme, ai mund të keqkuptohet nëse partneri nuk e pëlqen aromën. Përveç kësaj, disa njerëz besojnë se dhurimi i një parfumi mund të sjellë një ndarje.

2. Libra motivues - Mund të keqinterpretohet qëllimi i dhuratës

Një libër këshillues/motivues mund të duket sikur po sugjeron që partneri ka nevojë për “rregullime” ose përmirësime. Kjo mund të shkaktojë ndjenja të keqkuptuara dhe të krijojë tension në marrëdhënie .

3. Shall dhe doreza - Simbolizojnë mbylljen e marrëdhënieve

Në disa vende, besohet se shalli dhe dorashkat mund të simbolizojnë “mbështjelljen” ose "mbylljen" e marrëdhënieve. Edhe pse tingëllon si një legjendë urbane, më mirë të mos dhuroni diçka që mund të "lidhë" personin me ndonjë fatkeqësi!

4. Rroba që nuk përputhen me stilin - "Më pëlqen ti, por ndrysho veshjen!"

Të zgjedhësh rroba për partnerin është një lojë e rrezikshme. Nëse zgjedhja nuk përputhet me stilin e tij, mund të duket sikur po sugjeroni që duhet të ndryshojë pamjen.

5. Pasqyrat – 7 vjet ters apo dyfishim problemesh?

Një pasqyrë LED mund të duket si një dhuratë elegante, por ka njerëz që besojnë se ajo mund të sjellë fat të keq duke “dyfishuar” problemet. A ia vlen të rrezikosh?

6. Dhuratat me bletë dhe flutura – “Helm” për marrëdhënien?

Figurat e bletëve apo fluturave mund të duken të ëmbla, por disa thonë se ato sjellin probleme. Bletët që pickojnë dhe fluturat që fluturojnë larg simbolizojnë dashuri që ikën ose miqësi që “pickohet” nga thashethemet. Blerja e një tufe me lule në këtë rast ndoshta do ishte zgjedhja më e sigurt.

Në fund të fundit, mitet janë vetëm mite, dhe ndoshta shumica e tyre janë thjesht besime të vjetra që nuk kanë shumë peshë sot. Por, nëse mund të shmangni një dhuratë që ndoshta mund të keqkuptohet, përse jo? Gjithmonë ekzistojnë dhurata të tjera që nuk mbartin asnjë “rrezik”, dhe fundja, gjesti dhe qëllimi i mirë janë ato që vlejnë më shumë. Pra, herën tjetër që do të blesh një dhuratë, ndoshta është më mirë t’i shmangësh opsionet e lartpërmendura.

Artikuj të sugjeruar: