
Duket se të flirtuarit në verë është një mënyrë e mirë për të rritur vetëbesimin dhe energjinë, sidomos në një sezon ku adrenalina është kryefjalëve e ditës dhe jetës. Po sikur t'ju thoshim se flirtimi gjatë verës është i mirë edhe për shëndetin tuaj mendor?
Në fakt, nëse jeni beqarë, pushimet janë koha ideale për të përjetuar dashurinë, që është një ndjesi e gjallë dhe i jep më shumë kuptim ditëve tuaja. Nuk është rastësi që flirtet e verës janë kaq intensive.
Sipas psikologes Shannon Curry ka disa shpjegime pse flirtet në verë janë thjesht të duhurat për t’i dhënë tjetër qasje jetës dhe ditëve tuaja.
-Ato i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme
Argëtimi dhe gjendja e relaksit janë të duhura gjatë pushimeve, por a doni t'i kombinoni të gjitha këto me shtimin e një dashurie verore që do t'ju bëjë të humbisni mendjen? Dallimi mes përjetimit të pushimeve me apo pa flirte verore do të jetë pikërisht në intensitetin e asaj që do të ndjeni. Një dashuri e përjetuar gjatë pushimeve do e bëjë jetën tuaj një festë të paharrueshme.

-Ju mësojnë koncepte të rëndësishme
Dashuritë e verës ju mësojnë të shijoni kohën që keni në dispozicion, të mos mendoni për të ardhmen dhe të eliminoni çdo gjykim për veten tuaj. Të gjitha këto janë koncepte të cilat, nëse merren parasysh gjatë gjithë vitit, do të përmirësonin ndjeshëm marrëdhëniet tuaja dhe do i shtynin njerëzit të mendonin vetëm për të tashmen.
-Flirtimi i verës rrit vetëbesimin
Nëse jeni më të ngarkuar gjatë vitit, dilni pak, puna ju merr gjithë energjinë, detyrat janë gjithmonë shumë të rëndësishme (më shumë se kënaqësitë), vera është koha e duhur për të rizbuluar veten dhe ndoshta edhe pak vetëvlerësimin. Më në fund keni kohë të shikoni përreth dhe të kërkoni për flirtin e verës për t'ju bërë të ndiheni të bukur dhe të dëshiruar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Grazia