
Jennifer Lopez bëri kërkesën për divorc nga Ben pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës së tyre, duke shënuar kësisoj edhe fundin e një tjetër historie dashurie mes çifteve të famshëm. Por, rezulton se kërkesa për ndarje nga ana e këngëtares është bërë më herët, detaj ky që del edhe nga dosja e paraqitur nga Lopez.
Sipas dokumenteve zyrtare, këngëtarja ka hequr dorë nga martesa me aktorin pikërisht katër muaj më parë. Lopez ka shënuar 26 prillin e këtij viti si datën e ndarjes, pra disa muaj përpara se njerëzit të dyshonin se diçka vërtet nuk shkonte mes tyre.
Ata u panë bashkë në muajt mars dhe shkurt, gjatë turneut për prezantimin e filmit të Lopez, “This Is Me...Now" të Lopez. Vetëm pas mungesës së Affleck në Met Gala 2024, ndjekësit e vëmendshëm e kuptuan që ata nuk ishin parë bashkë prej 47 ditësh.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i aktorit i tha asokohe revistës “E!” se aktori nuk kishte marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sepse ishte i angazhuar me xhirimet e filmit "The Accountant 2".

Njerëzit kanë kuptuar faktin që Lopez po e çon përpara divorcin, pa avokat duke qenë “e vetëpërfaqësuar” ligjërisht. Dhe fakti që ajo zgjodhi datën speciale të përvjetorin të dytë të martesës së tyre është një tjetër tregues që flet shumë.
As Lopez dhe as Affleck nuk kanë folur publikisht ndarjen e tyre, por një burim i tha People se këngëtarja është "e zhgënjyer" pikërisht nga mungesa e interesimit të Affleck për të rregulluar marrëdhënien mes tyre.
“Ajo është shumë e zhgënjyer dhe e trishtuar, por Ben nuk i ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të vazhdojë martesën,” tha i njëjti burim për revistën. "Ai nuk ka treguar as ndonjë angazhim dhe as interes për ta bërë martesën që të funksionojë."
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle