
Që kur emri i saj u bë i njohur në vitet ’90, pak njerëz kanë dyshime për faktin se Victoria Beckham është një nga gratë më të njohura dhe më të suksesshme në botë. Por, admiruesit e saj duhet të bëhen gati për të njohur me detaje të gjithë historinë e këtij rrugëtimi nga muzika, te perandoria e modës që ka ndërtuar, jetesa me futbollistin e famshëm David Beckham etj.
Platforma Netflix ka zbuluar idenë se një dokumentar me epidose do të rikthejë karrierën e Victoria Adams (emri i saj para martesës) nga pjesëmarrja në grupin “Spice Girls” që i siguroi famën mbarëbotërore te sipërmarrja në fushën e modës, bukurisë etj.
Kush po e prodhon serialin?

Producentja ekzekutive e serialit është Nicola Howson, e nominuar për çmimet “Emmy”, e cila gjithashtu ka prodhuar dokumentarin "Beckham". Kompania e prodhimit të David Beckham, “Studio 99”, e cila gjithashtu prodhoi "Beckham", do të realizojë serialin në bashkëpunim me “Dorothy St Pictures”.
Ende nuk dihen shumë detaje se si do të organizohet seriali, sa episode do ketë, por me siguri që do të jetë një histori e thelluar biografike, e cila bazohet jo vetëm në materiale arkivore dhe foto të papublikuara, por edhe dëshmi të reja nga jeta me një kampion futbolli si Beckham.
Ku dhe kur mund ta shikojnë admiruesit e Victoria-s këtë serial?
Ashtu si "Beckham", seriali i ardhshëm i Victoria Beckham do të transmetohet në Netflix. Deri më tani, seriali nuk ka një datë të përcaktuar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Vogue