Celebrity

Taylor Swift tregon ndjesitë e përjetuara pas lajmërimit për sulm terrorist në koncertin e saj

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2024

Taylor Swift tregon ndjesitë e përjetuara pas lajmërimit për

Taylor Swift ka folur për herë të parë për ngjarjen kaotike në Vienë, ku ajo supozohej të mbante 3 koncerte për të gjithë fansat e saj. Shfaqjet u anuluan në fillim të muajit, pasi u lajmërua se 3 të dyshuar të moshës 17, 18 dhe 19 vjeç do të kryenin sulm terrorist.
 
Tay u shpreh se ndjeu një lloj të re frike dhe shumë faj për situatën e krijuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo festoi edhe fundin e turneut në Europë, këngëtarja u shpreh: “Të anuloja shfaqjet në Vienë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë të re frike dhe një sasi të madhe faji, sepse kaq shumë njerëz planifikonin të vinin në ato shfaqje. Por, unë u jam shumë mirënjohëse edhe autoriteteve, sepse falë tyre do të kishim koncerte të mbushura me pikëllim dhe jo jetë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Ajo tha gjithashtu se në turneun e saj në Europë, ka kënduar para turmave më pasionante që ka parë, ka prezantuar tradita të reja nëpër shfaqje dhe ka shtuar një “epokë” totalisht të re. ajo u shpreh krenare për ekipin dhe performuesit që e shoqëruan, duke përmendur skenën masive dhe udhëtimet e shumta.

Këngëtarja falenderoi fansat për dashurinë dhe bashkimin që treguan dhe tha se e gjithë energjia e saj u përqendrua për të mbrojtur gati gjysmë milioni njerëz që kishin shkuar për të parë shfaqjet në Londër, pas anulimeve në Vienë.
 
Sipas shefit të mbrojtjes së shtetit në ministrinë e Brendshme në Austri, Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari 19-vjeçar kishte si qëllim që të vriste veten në një turmë të madhe njerëzish. Ai shtoi se djali i ishte zotuar për besnikëri grupimit të Shtetit Islamik (IS) gjatë javëve të fundit, pasi ishte radikalizuar në internet. Pas hetimeve, në shtëpinë e tij u gjetën lëndë kimike për krijimin e bombave.

Artikuj të sugjeruar: