
Le ta pranojmë që më ikjen e gushtit, vjen edhe fundi i verës! Ka shumë njerëz që e përjetojnë keq këtë kapërcim pasi kuptojnë se ditët me diell nuk do jenë më, nata vjen më shpejt, fundjavat e gjata mes plazhit, rërës dhe relaksit bëhen gati të pamundura.
Në TikTok, një personazh i njohur ndryshe si komedian me profilin @dustinnickersoncomedy në një postim që është bërë vitin e kaluar është shprehur se thjesht e urren gushtin me gjithçka që sjell ky muaj.
Shumë njerëz ndiejnë një lloj trishtimi në fund të verës, si krijuesja @noellemartiinez e cila u shpreh se: “Që kur isha e vogël, gushti ka pasur gjithë ndjesitë e këqija. Shkolla fillon, depresioni pas pushimeve godet, dielli fillon të zhduket dhe ti kupton se vera ka mbaruar.”
Për të gjitha këto arsye, ka kuptim fakti se pse shumë njerëz ndihen çuditshëm në gusht, por ekspertët thonë se shpjegimi shkon edhe më thellë se kaq.
Sipas Carly Harris, terapiste për programet e familjes dhe drejtuese e qendrës “Newport Healthcare”, e gjithë kjo lidhet me përjetimet e fundit të një sezoni mes plazheve, pushimeve dhe hormoneve të lumturisë.
“Ashtu si shumë njerëz që përjetojnë një ndjenjë frike ose ankthi gjatë mbrëmjes së të dielave sepse vjen e hëna, puna, angazhimet apo shkolla, edhe gushti mund të shkaktojë ndjenja të ngjashme në një shkallë më të madhe, pasi sinjalizon fundin e një periudhe relaksi dhe lirie," thotë ajo,
Ky muaj mund të nxisë gjithashtu ndjenja nostalgjie dhe reflektimi mbi verërat e kaluara, veçanërisht kujtimet e fëmijërisë, lojërat dhe gjithçka të bukur që mbart ky muaj. Për këto arsye, por edhe shumë të tjera të rriturit priren të bëhen më shumë nostalgjikë gjatë gushtit, sepse duan më tepër relaks dhe kënaqësi.
Artikuj të sugjeruar: