
Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ka qenë e destinuar të përfundojë para se të fillonte. Një burim i afërt dhe shumë pranë ish-çiftit të famshëm tha për “Page Six” se problemet dhe keqkuptimet mes të dyve kanë filluar gjatë muajit të mjaltit në liqenin e Komos.
Për aktoren dhe këngëtaren e njohur, divorci ishte vetëm çështje kohe. "Ajo është përpjekur që gjithçka të funksionojë dhe sigurisht është zemërthyer për mënyrën se si përfunduan gjërat," tha një burim i brendshëm për “People”. "Ndërsa, Ben nuk i ka dhënë asaj asnjë shenjë se dëshiron që ta vazhdojë martesën e tyre."

"Ai nuk ishte i lumtur që paparacët e ndiqnin kudo. Dihet që Jennifer është një yll që ndiqej kudo nga fotografët dhe Ben sillej si i surprizuar dhe i pakënaqur nga prania e tyre dhe ndjekja që i bënin kudo,” u shpreh i njëjti burim.
Me siguri që edhe ju i mbani mend fotot që kanë qarkulluar asokohe ditë që portretizojnë aktorin gjithmonë të mërzitur në fytyre dhe gati i bezdisur nga fotot dhe prania e paparacëve. Por, duket se edhe larg vëmendjes së mediave gjërat mes të dyve nuk u përmirësuan.
"Ata kishin periudha që nuk flisnin me njëri-tjetrin, në atë kohë që në fakt duhet të ishte më e bukur dhe më e lumtura për të dy. Ben u përpoq ta bënte Jennifer që të besonte se kishte ndryshuar dhe kishte hequr dorë nga alkooli, por kjo nuk zgjati shumë,” vazhdon burimi.

Kur të dy filluan të shiheshin sërish, në fakt, Affleck kishte marrë vendimin për një kapitull të ri në jetën e tij larg veseve dhe alkoolit. "Dukej sikur “flaka” e pasionit dhe rigjetjes së Jennifer e kishte pushtuar në një moment delikat të jetës së tij, por ai ishte sërish i pambrojtur ndaj stilit të jetës dhe problemeve me varësinë ndaj alkoolit,” shton burimi.
Thuhet se Affleck por tregohet shumë mbrojtës ndaj ish-it tij Lopez në këtë periudhë të jetës, ndërsa Jennifer është thjesht e “tërbuar”.
Artikuj të sugjeruar:
- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck qenkan ndarë më herët nga sa e mendonim
- Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e divorcit) për J.Lo dhe Ben Affleck
- Thuhet se Ben Affleck nuk shfaqi ndonjë interes për ta rregulluar martesën me J.Lo
- Jo më një thashethem! J.Lo dhe Ben Affleck i japin fund martesës
- Jennifer Lopez rikthen trendin e pedikyrit që do të të pëlqejë
Burimi: Vanity Fair