
Ka kaq shumë këshilla në lidhje me ankthin dhe menaxhimin e mendimeve në tru, por asnjëra prej tyre nuk duhet të bëhet pengesë për rregullimin e gjendjes suaj. Sipas psikiatrit Daniel Amen, i njohur edhe si studiues i imazheve të trurit në Kaliforni, ka katër zgjidhje për menaxhimin e mendjes dhe zbutjen e ankthit.
-Bëni frymëmarrjë diafragmatike

Frymëmarrjet e ngadalta çojnë më shumë oksigjen në tru, gjë që ndihmon në aktivizimin e sistemit nervor parasimpatik. Kjo taktikë jo vetëm ndikon në zbutjen e situatës dhe qetësimin e saj, por është e dobishme edhe përgatitjen e trupit tonë për gjumë.
-Dëgjoni muzikë relaksuese

“Njerëzit që përjetojnë ankth duhet të dëgjojnë muzikë qpër të qetësuar mendjet e tyre,” thotë Amen. Studiuesit nga “University of Exeter” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se njerëzit që dëgjojnë shpesh muzikë gjatë gjithë jetës së tyre priren të kenë kujtesë më të fortë dhe shëndet më të mirë të trurit ndërsa plaken.
-Bëni hipnozë

Amen thotë se hipnoza është një mjet që ndikon në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Hipnoterapistja Elena Mosaner shton se: "Ajo që ne duhet të bëjmë është që të përdorim teknika relaksimi në mënyrë që pacientët të hyjnë në një gjendje të relaksuar mendore dhe nënndërgjegjja e tyre të jetë e hapur ndaj këshillave.”
-Vendosini një emër trurit tuaj

Caktojini trurit një emër sepse kjo është mënyra si njerëzit fitojnë një distancë psikologjike nga zhurmat në kokën e tyre, mbi të gjitha është një ndarje e shëndetshme mes mendimit dhe besimit.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: New York Post