
Martesa mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck zgjati vetëm dy vjet, pasi ajo kërkoi divorcin në 20 gusht, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës.
“Falë Jennifer, Ben është kthyer në familjen e tij dhe po bëhet një baba shembullor,” tha një burim për People, duke shtuar se përgjatë dy viteve, ata gjithmonë i kanë dhënë përparësi fëmijëve që kanë nga martesat e para.
Lopez, nënë e binjakëve Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony dhe në këto dy vite "është kujdesur gjithmonë edhe për fëmijët e Affleck", Violet, Seraphina dhe Samuel. Pak para divorcit, gjatë muajit gusht qarkulluan disa foto ku këngëtarja u pa duke hyrë në shtëpinë e ish-it të Affleck për të kaluar pak kohë me fëmijët e tij.
“Disa orë para se të kërkonte divorcin, Jennifer bashkë me Ben shkuan në Connecticut, për të shoqëruar vajzën e aktorit Violet në universitetin Yale në New Haven,” tha i njëjti burim.

Lopez paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc më 20 gusht dhe sipas mediave, fëmijët e Ben dhe Jennifer e pritën shumë mirë vendimin e çiftit, të cilët jetonin të ndarë që prej muajit prill.
Një burim për Page Six, shtoi se: “Të gjithë janë gati për të ecur përpara, pavarësisht vendimit për divorc. Një kapitull i ri është hapur në jetën e Ben dhe J.Lo, por edhe në atë të fëmijëve të tyre dhe të gjithë janë gati për ta nisur këtë faqe".
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit e kanë një ide se kur mund të kenë filluar problemet mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck qenkan ndarë më herët nga sa e mendonim
- Rastësi apo e planifikuar? Ç’kuptim ka 20 gushti (data e divorcit) për J.Lo dhe Ben Affleck
- Thuhet se Ben Affleck nuk shfaqi ndonjë interes për ta rregulluar martesën me J.Lo
- Jo më një thashethem! J.Lo dhe Ben Affleck i japin fund martesës
Burimi: Vanity Fair