Celebrity

Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F. Kennedy

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2024

Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F.

Ben Affleck duket se ka bërë hapa të rinj në jetën e tij, pas ndarjes me ish-bashkëshorten, Jennifer Lopez. Ben po del tanimë me Kick, vajzën e Robert F. Kennedy, e cila është 36 vjeç. Një burim i tha Page Six se ata të dy kanë qenë së bashku në një bar në hotelin Beverly Hills dhe në vende të tjera takimi.

Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F.
 
Natyra e kësaj marrëdhënieje është e paqartë dhe Kick nuk ka pranuar të komentojë lajmet.
Lajmi vjen pas ndarjes së bujshme të Ben Affleck nga Jennifer Lopez. Kjo e fundit nënshkroi divorcin më 20 gusht, në datën që supozohet të ishte përvjetori i tyre i martesës.

Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F.

J.Lo shkoi e vetme në gjykatë dhe vendosi si arsye ndarjeje dallimet e shumta që çifti kishte. Një ndër këto dallime mendohet të jetë vëmendja e shumtë që Ben Affleck mori gjatë lidhjes me të.

Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F.
 
Një burim ka thënë për Page Six se Ben nuk ka turp të tregojë se do vetminë dhe se është krenar për faktin që ai gjithnjë është kujdesur dhe do të kujdeset për veten.

Artikuj të sugjeruar: