Dje (24 gusht 2024), qarkulluan thashetheme se Kiara Tito do të prezantojë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, krah Elvis Naçit. Lajmin e bëri me dije Bledi Mane, përmes një postimi në rrjetet sociale, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga Kiara dhe Elvisi (për më shumë lexoni në këtë link).
Megjithatë, sot, burime në media të ndryshme kanë thënë se në fakt, Kiarën do ta shohim në Kosovë, duke moderuar edicionin e tretë të “Big Brother Kosova VIP”. Por, prisni! Ka më shumë! Producenti i spektaklit do të jetë Luiz Ejlli, i cili do të bashkëpunojë me Olsa Muhametin.
Kujtojmë që gjatë muajit të kaluar, Kiara Tito, përmes një ndërveprimi me ndjekësit në Instagram, ka konfirmuar rikthimin në ekran gjatë sezonit të ri. Në rubrikën “Ask me a Question”, dikush e pyeti moderatoren nëse do të jetë pjesë e ekranit dhe ajo iu përgjigj me një “po”, me një emoji të buzëqeshur.
Thuhet se Kiara dhe Luizi kanë blerë edhe shtëpi në Kosovë, çka i hedh më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve. Ende nuk dihet asgjë konkrete dhe sigurisht, të gjitha këto mund të jenë zëra në ajër, ose edhe të vërteta. Ne këtu jemi, gati për t’ju informuar.
Artikuj të sugjeruar: