Ed Westwick dhe Amy Jackson kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni në Itali. Ata u martuan fillimisht në hotelin “The Connaught” në Londër, më 9 gusht, më pas, bënë një ceremoni elegante në Itali, më 24 gusht.
Çifti ftoi në dasmë 220 njerëz, të cilët udhëtuan nga SHBA, India dhe vende të ndryshme të Europës, për t’iu bashkuar të dashuruarve në një festë 3-ditore në Amalfi.
Jackson tha për People se Amalfi ishte vendi perfekt, duke shtuar se qyteti është i duhuri për “një romancë të pakohë”.
“Ne donim një destinacion për dasmën, i cili nuk është vetëm i bukur natyralisht, i rrethuar edhe nga oqeani, shkëmbinjtë, por edhe unik dhe e gjetëm”.
Çifti është i lidhur prej disa vitesh. Ata e zyrtarizuan romancën përmes një postimi në Instagram, për Shën Valentinin, në vitin 2022, ku Jackson u shpreh përjetësisht mirënjohëse për të qeshurat dhe dashurinë që Ed i dhuron.