
Si të konsumoni një kastravec të plotë brenda një vakti të vetëm? Me shumë mundësi, edhe ju keni parë së fundmi videot me kastravec që po qarkullojnë në TikTok dhe recetat e shijshme që po përgatisin njerëzit. Në fakt, ky po cilësohet si fiksimi i radhës dhe trendi është popullarizuar pikërisht nga krijuesi i kësaj recete, Logan Moffitt (@logagm në rrjetet sociale).
Videot e tij fillojnë me mënyrën si e pret ai kastravecin, në feta të holla që i hedh më pas në një enë plastike duke i shtuar salcë soje, salcë peshku, sheqer, shumë vaj susami, hudhër të grirë, qepë jeshile dhe fara susami të pjekura.
Të gjitha këto përzihen për të krijuar një recetë që shijohet me shkopinjtë e sushit. Në një version tjetër recete, kastravecit i shtohet qepë e kuqe e prerë, salmon i tymosur i copëtuar, krem djathi, gjysmë avokado dhe erëza.
Trendi është bërë viral dhe ka marrë interesin e miliona njerëzve në TikTok. Njerëzit po e pëlqejnë shumë, pasi janë receta të thjeshta, konsumohen lehtë dhe për më tepër, marrin hidratim nga kastraveci. :)
@logagm Best way to eat an entire cucumber
? original sound - Logan
Ja disa receta të shijshme dhe të shpeshta që kanë si pëbërës kryesor kastravecin:
Supë kastraveci

Përbërësit:
2 kastraveca
150 gramë kos grek
Lëngu i dy kokrrave lime
3 degë nenexhiku
Pak qiqra të grira
Vaj
Përgatitja:
Prisni imët kastravecin dhe hidheni në blender. Masës së përftuar shtojini kosin grek, lëngun e dy kokrrave lime, qiqrat, erëzat dhe grijini të gjitha. Shtojeni sasinë në një tenxhere, hidhni pak ujë dhe rregulloni shijen me kripë. Në fund, ca pika vaj ulliri.
Sallatë me rrepka & kastravec

Përbërësit:
3 lugë gjelle uthull
1 lugë gjelle sheqer pluhur
Pak vaj susami
2 qepë të vogla
1 kastravec i madh
300 gramë rrepka
Përgatitja:
Në një tas të madh përzieni uthullën, sheqerin, vajin e susamit dhe qepët. Shtoni kastravecin dhe rrepkat, vajin e susamit dhe pak kripë.
Sallatë krokante me kastravec

Përbërësit:
1 qepe e vogël
25 gramë kërpudha
2 qepë të vogla, të prera hollë
1 spec djegës i kuq
2 kastraveca
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle uthull
2 lugë vaj luledielli
1 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë fara susami
Përgatitja:
Pritini hollë qepët dhe vendosni gjysëm e sasinë në një tas. Pjesa e mbetur mund të skuqet dhe përdoret si garniturë. Shtoni kërpudhat, qepët dhe gjithë përbërësit e tjerë, më pas mbulojeni dhe lëreni në frigorifer derisa të jeni gati për t'u shërbyer. Shtoni në fund qepët e prera hollë dhe të tiganisura për një shije më krokante.
Sallatë me shalqi & kastravec

Përbërësit:
Lëngu i një lime
1 qepe, e prerë imët
1 spec djegës
1 lugë gjelle salcë soje
½ lugë gjelle vaj susami
1 kastravec
½ shalqi pa fara
Pak nenexhik
25 gramë kikirikë të pjekur
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit lajini me ujë të ftohtë dhe kullojini. Më pas hidhini në një tas lëngun e një kokrre lime, limon, pak kripë, vajërat, specin djegës dhe sheqerin. Lëreni pesë minuta dhe më pas konsumojeni.
Oriz me shije pikante dhe kastravec

Përbërësit:
120 gramë oriz
1 lugë kripë
10 gramë xhenxhefil i qëruar dhe i grirë
1 lugë mjaltë
10 gramë majdanoz
1 lugë spec djegës
1 karotë e prerë
½ kastravec, i prerë
1 qepë e grirë
80 g edamame (ose përdorni fasule të zakonshme soje ose bizele)
2 fileto pule e pjekur
Përgatitja:
Si fillim duhet të zieni orizin, më pas e lini të ftohet. Shtoni erëzt, lëngun e limonit, mjaltin dhe specin djegës. Shtoni në fund filetot e pulës të pjekura dhe kastravecin dhe pak kripë.
Artikuj të sugjeruar:
- 5 arsyet pse uji me limon është i duhuri për të nisur ditën
- A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë më të freskëta?
- Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke kohë të gatuash
- A është akullorja e shëndetshme? Ja ç'thonë ekspertët
- 7 strategji që të ndihmojnë të kursesh para teksa blen ushqime
Burimi: Martha Stewart