
Përtej të gjitha teorive që ende qarkullojnë për divorcin më të komentuar të ditëve të fundit, duket se Jennifer Lopez nuk ka dashur që të ndahej nga Ben. Sipas një burimi për People, Lopez nuk është nga ato persona që heq dorë lehtë nga gjërat, përkundrazi.
“Ka qenë tepër e vështirë për Jennifer që të pranojë faktin që Ben zgjodhi të largohej nga martesa e tyre dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë atë vetëm,” tha burimi. "Ajo nuk donte të divorcohej. Jennifer donte të kuptonte gjërat më mirë sepse në fakt ata e duan njëri-tjetrin. Lopez nuk është tipi i gruas që thjesht heq dorë, ndonëse për të kanë qenë ditë dhe muaj torturues deri në vendimin për ndarje nga aktori."

Pasi lajmet për kërkesën për divorc u publikuan javën e kaluar, burimet thanë se Affleck nuk është më i gatshëm që të përkushtohet në këtë marrëdhënie. Sidomos për faktin se jeta në sytë e publikut dhe medias, ndjekja nga fotografët kudo e bënin shumë më të vështirë të jetuarit e një përditshmërie normale për aktorin.
Por, pavarësisht zhvillimeve, thuhet se këngëtarja po ndihet më e lehtësuar dhe po merr gjithë kohën e nevojshme për të përmirësuar gjërat në jetën e saj.
“Pas kërkesës për divorc, ajo duket më lehtësuar,” shton i njëjti burim.
"Familja dhe miqtë e saj janë pajtuar me idenë se divorci ishte vendimi i duhur për të. Ajo është e rrethuar me shumë dashuri e mbështetje dhe natyrisht që do të jetë më e fortë pasi gjithë kjo vorbull interesi dhe komentesh të ketë përfunduar.”
Lopez dhe Affleck kanë pasur një histori dashurie në vitin 2003, madje kishin planifikuar të martoheshin asokohe, gjë që nuk ndodhi. Ata e rindezën romancën në vitin 2021 dhe rinisën romancën e tyre, për t’u martuar një vit më vonë në një ceremoni në Las Vegas dhe një në Georgia.
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë mendon ish-bashkëshortja Ben Affleck për divorcin mes aktorit dhe J.Lo?
- Thuhet se luhatjet e humorit të Ben Affleck ishin ndër arsyet e divorcit me J.Lo
- Thuhet se pas divorcit me J.Lo, Ben Affleck po del me vajzën e Robert F. Kennedy
- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck qenkan ndarë më herët nga sa e mendonim
- Thuhet se Ben Affleck nuk shfaqi ndonjë interes për ta rregulluar martesën me J.Lo
- Jo më një thashethem! J.Lo dhe Ben Affleck i japin fund martesës
Burimi: Instyle