Muzika

Martin Shkreli nuk u ndahet telasheve/ Gjykata e urdhëron të dorëzojë albumin e rrallë

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2024

Martin Shkreli nuk u ndahet telasheve/ Gjykata e urdhëron të

Martin Shkreli, i njohur edhe si “Pharma Bro”, është urdhëruar nga një gjykatë federale që të dorëzojë të gjitha kopjet e albumit super të rrallë të Wu-Tang Clan “Once Upon a Time in Shaolin”. Albumi është i papublikuar. Martin Shkreli ndalohet gjithashtu të transmetojë çdo përmbajtje nga ky regjistrim kaq i rrallë.

Martin Shkreli nuk u ndahet telasheve/ Gjykata e urdhëron të

Klani Wu-Tang kaloi 6 vite për të krijuar “Once Upon a Time in Shaolin” dhe publikoi vetëm një kopje me 31 këngë. Albumi doli në ankand në vitin 2015, me kushtin e vetëm që të mos transmetohej. Grupi dëshironte që albumi të konsiderohej si pjesë e artit bashkëkohor.

Shkreli, ish-shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Retrophin LLC”, u bë i famshëm, pasi u mundua të rriste në mënyrë të jashtëzakonshme çmimin e ilaçit Daraprim, saktësisht, nga 13,50 dollarë në 750 dollarë.

Martin Shkreli nuk u ndahet telasheve/ Gjykata e urdhëron të

Sa i përket albumit, ai e bleu në vitin 2015, por e humbi atë si pasojë e dënimit të tij për vitin 2021, ku u akuzua për mashtrim për letrat me vlerë. Ai gënjeu investitorët, duke i marrë miliona dollarë. Më tej, albumi “Once Upon a Time in Shaolin” u ble nga PleasrDAO, koleksionues i kriptomonedhave. Ai e bleu albumin për 4.75 milionë dollarë. Në qershor, PleasrDAO e paditi Shkrelin, duke e akuzuar për mbajtjen dhe shpërndarjen e kopjeve digjitale, në shkelje të marrëveshjes së tyre.

Gjyqtarja Pamela K Chen në Brooklyn vendosi që Shkreli të dorëzojë të gjitha kopjet e këtij albumi të rrallë dhe të raportojë emrat e kujtdo që e ka shpërndarë muzikën, deri më 30 shtator, së bashku me të ardhurat që ka marrë prej albumin.

Steven Cooper, një avokat për PleasrDAO e quajti vendimin si “një fitore të rëndësishme” në deklaratën e tij, duke shtuar se kompania është shumë e kënaqur që “gjykatësja e kuptoi sa e rëndësishme dhe e nevojshme është që të pengohen veprimet e liga dhe të vazhdueshme të z.Shkreli”.

Nga ana tjetër, avokati i Martin Shkrelit, Edëard Paltzik, tha se urdhri i gjykatës nuk ka asnjë ndikim në rezultatin përfundimtarë të çështjes.

Martin Shkreli nuk u ndahet telasheve/ Gjykata e urdhëron të

Martin Shkreli u lirua në vitin 2022 pas një dënimi prej 7 vitesh për mashtrim. Ai u mburr publikisht në rrjetet sociale se kishte një kopje të albumit, të cilin më pas, e transmetoi në disa pjesë për disa prej ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai madje, luan një këngë nga albumi për të festuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.