
Edhe një herë tjetër, Dua na konfirmoi se është mbretëresha e stilit, sidomos kur vjen puna te rrobat e banjës dhe versionet bikini. Kjo verë ka qenë kryefjalë e bikinit për këngëtaren, që nuk i ka kursyer fotot në Instagram, nga festa e ditëlindjes te pushimet në Ibiza me partnerin dhe familjarët e saj.
Përmes një fotoje selfie në pasqyrë, këngëtarja na prezanton me linjat e tonifikuara, por edhe rroba banjot me printime lulesh dhe nuancash të ndezura, të kombinuara këto me një fund të bardhë me pala.

Në një foto tjetër me të motrën, na prezanton modelin tjetër me kuadrate të vogla dhe në ngjyrë vishnje dhe disa mini fruda te pjesa e reçipetave.

Ndërsa, qershia mbi tortë duket modeli i fundit që artistja ka zgjedhur në mbrëmjen e festimeve për 29-vjetorin e lindjes. Një fustan i tejdukshëm, me një ndërthurje dantelle të bardhë dhe copë të kuqe, si edhe bikinit e zeza dhe të dukshme në trup.

Përtej koleksionit interesant të Dua-s, ja edhe disa sugjerime për gocat që nuk i kanë mbaruar akoma pushimet e kësaj vere.
#1

#2

#3

#4

#5

#6

Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle