Muzika

Kunja përmes këngëve: Të shpjegojmë dramën më të re mes Sabrina-s, Camilla-s (& Shawn)

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2024

Kunja përmes këngëve: Të shpjegojmë dramën më

Sabrina Carpenter ka publikuar një ndër këngët e albumit të ri “Short’n Sweet”. Kënga titullohet “Taste” dhe flet për një trekëndësh dashurie, ku paralajmëron të dashurën e ish-it se kur të puthë dhe të jetë me djalin, do ndiejë shijen e Sabrina-s.

Në videoklip, shfaqet edhe Jenna Ortega, së cilës Sabrina mundohet t’ia vështirësojë jetën, por Jenna e ka gjithnjë një kundërpërgjigje. Videoklipi rikrijon skena nga filma ikonikë si “Death Becomes Her” dhe “Psycho” dhe tregon pikërisht 2 gra që rreken të vrasin njëra-tjetrën për dashurinë e ish-it, por në fund, puthen dhe bëhen mikesha bashkë.

“Kam dëgjuar që jeni kthyer prapë bashkë dhe nëse është e vërtetë/ Ti do të ndjesh shijen time kur ai të të puthë/ Ai duket gallatë dhe shakatë e tij janë ndryshe/ Pa gjeje prej kujt i ka mësuar?”, këndon Sabrina dhe njerëzit menjëherë menduan se në fakt, kënga e saj është një dedikim për Shawn Mendes dhe Camilla Cabello.

Carpenter është përfolur për një marrëdhënie të shkurtër me Mendes në shkurt të vitit 2023. Ata janë parë bashkë disa herë, derisa Mendes u bashkua me ish-in e tij, Camilla Cabello, e cila mund të jetë pikërisht ‘gruaja tjetër’ për të cilën Sabrina flet në këngë.

Kunja përmes këngëve: Të shpjegojmë dramën më

Njerëzit mendojnë se kënga i referohet pikërisht ish-çiftit të famshëm, për shkak të titullit të albumit “Short ‘n Sweet”, që nuk është fare një referencë për gjatësinë e një personi. Në një intervistë për Apple, Carpenter u shpreh:

“Mendoj se disa nga marrëdhëniet më të shkurtra që kam pasur, më kanë ndikuar më shumë”.

Një tjetër detaj është veshja lejla e Ortega-s, e cila u rikujtoi njerëzve fustanin në të njëjtën ngjyrë që Camilla kishte veshur gjatë daljes publike me Shawn në tapetin e kuq. Më pas, përmenden edhe vendet ku Mendes dhe Cabello janë fotografuar nga paparacët duke u puthur ose të lumtur me shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kunja përmes këngëve: Të shpjegojmë dramën më

Kunja përmes këngëve: Të shpjegojmë dramën më

Megjithatë, nga ana e Camilla-s më parë nuk ka pasur mëri. E pyetur nga Elle se cila është kënga e verës, Camilla u shpreh: “Espresso” nga Sabrina Carpenter”, duke shtuar se sa herë porosit një kafe ekspres i kujtohet kjo këngë. Por tani, gjërat kanë ndryshuar (me zërin e Elvana Gjatës).

Camilla publikoi në TikTok një video që na tregon se do të postojë një këngë të re, “June Gloom” dhe duke qenë se të gjithë e dimë se rastësitë s’para ndodhin në këtë industri, njerëzit menduan se është një përgjigje për Sabrina-n.

Camilla zgjodhi 23 sekondat më pikante të këngës, ku shprehet: “Ajo është cool, kam dëgjuar/ S’do bëj e si e surprizuar, kam parë fotot”, për të vijuar: “Ne jemi një shtëpi që digjet, patjetër/ Shpresoj që të digjet fare, por zjarri bëhet më i madh”, duke nënkuptuar ndoshta lidhjen e saj me Mendes.

Më tej, vijon: “Nëse ajo është kaq fantastike, pse je në këtë pjesë të qytetit?/ Nëse e pëlqen kaq shumë, ç’po përpiqesh të kuptosh?”.

@camilacabello

hope it’ll burn out but it just gets bigger ?

? June Gloom - Camila Cabello

Drama u ndez, por gocat po bëjnë hite! A win is a win!

Artikuj të sugjeruar: