Celebrity

Meghan Markle tregon ndryshimet në stilin e saj të veshjes, pas largimit nga pallati mbretëror

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2024

Meghan Markle tregon ndryshimet në stilin e saj të veshjes, pas
FOTO: Getty Images

Nuk e dimë nëse edhe ju e keni kuptuar faktin që Meghan Markle ka hequr dorë nga stili klasik, mes kostumeve dhe veshjeve njëngjyrëshe. Njerëzit mendojnë se veshjet dhe stili i Markle kanë pësuar shumë ndryshim, sidomos pas tërheqje nga familja mbretërore ku angazhimet e saj me princin Harry janë një sipërmarrje e tyre personale.

Meghan është shprehur në një intervistë të fundit për New York Times se kur ishte pjesë e familjes mbretërore në Angli e kalonte një pjesë të kohës duke gjetur marka dhe stilistë të famshëm për t’u besuar look-un e saj. Ndërsa sot, qasja e Meghan është drejt emrave të panjohur dhe markave jo shumë prestigjioze.

“Kam shpenzuar shumë kohë në Google, duke kërkuar marka”, thotë Markle për New York Times.

"Teksa njerëzit rrinë në internet për të kërkuar informacione të ndryshme apo për të parë zhvillime të fundit, unë përpiqesha të gjeja stilistë të famshëm për të punuar rreth veshjeve dhe stilit tim."

Meghan Markle thotë se jeta mbretërore ndryshoi zgjedhjet e stilit kur kuptoi se çfarë ndikimi kishte ky faktor në jetën e saj, sidomos në pamjen e jashtme.

Meghan Markle tregon ndryshimet në stilin e saj të veshjes, pas
FOTO: Getty Images

“Kjo është një nga gjërat më të fuqishme që unë mund të bëj, pra thjesht veshja,” shton Markle.

“Në periudhën kur unë e dija se kisha vëmendjen e gjithë botës, kujdesi për çdo detaj ndaj asaj që vesh është parësor. Por, unë kam zgjedhur që të mbështes stilistë të panjohur, marka jo dhe aq të vogla, apo persona që punojnë mirë e me të cilët kam krijuar miqësi ndër vite.”

Teksa Markle duket se e ka kthyer gjithë fokusin te promovimi i stilistëve dhe markave të reja, ajo thotë se dalja nga jeta mbretërore të paktën i ka sjellë një tjetër përfitim pozitiv, fakti që nuk i duhet më të shpenzojë para në marka të shtrenjta dhe veshje luksi.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle