
Princ Harry dhe princi William kanë marrë pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre, por sipas burimeve, të dy kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri.
Lordi Robert Fellowes, njëherësh edhe sekretari privat i Mbretëreshës Elizabeth II nga viti 1990 deri në vitin 1999, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, ndërsa ceremonia zyrtare u mbajt në kishën e Shën Marisë në Snettisham, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të ndryshëm, mes tyre edhe vëllezërit e familjes mbretërore, William dhe Harry.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, familjarët ishin shumë të lumtur që panë princin William dhe Harry atje, por vëllezërit nuk u ulën pranë njëri-tjetrit, madje të njëjtat burime thonë se ata as nuk u panë që të shkëmbenin biseda bashkë.
“William dhe Harry ishin të dy atje, por ne kurrë nuk i pamë ata të flisnin, madje ata po mbanin distancë nga njëri-tjetri," u shpreh i njëjti burim.
Kujtojmë që vëllezërit janë në mosmarrëveshjeje që prej vitit 2016, por situata u përkeqësua sidomos pasi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle u larguan nga familja mbretërore dhe hoqën dorë nga funksionet publike në vitin 2000.
Hera e fundit që Harry dhe William u panë bashkë publikisht ishte në maj të vitit të kaluar në kurorëzimin e babait të tyre Mbretit Charles, por dy vëllezërit thuhet se nuk patën asnjë kontakt bashkë.
Sipas “The Sun”, Harry, i cili tashmë jeton në Kaliforni, nuk pritej të merrte pjesë në funeral për shkak të shqetësimeve të sigurisë që i ka shprehur edhe në media.
Por, duket se ai dhe Meghan kanë nisur ta “thyejnë” disi këtë perceptim duke u angazhuar në disa aktivitete të rëndësishme, si vizita e tyre e fundit në Kolumbi. Thuhet se Harry po planifikon një tjetër vizitë të veçantë në New York së shpejti, pikërisht në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku do të organizohet edhe aktiviteti i “Javës së Klimës”.
Artikuj të sugjeruar:
- Meghan Markle tregon ndryshimet në stilin e saj të veshjes, pas largimit nga pallati mbretëror
- Thuhet se Meghan i ka vendosur këtë kusht Harry-t për rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar
- Pse princ Harry dhe Meghan druhen që t’i shfaqin në publik fëmijët e tyre
- Thuhet se princ Harry ka vetëm një kusht që t’i japë fund grindjes me familjen mbretërore
- Princ Harry nuk është gati që Meghan Markle të rikthehet në Angli, por pse?
Burimi: US Weekly