Celebrity

J.Lo nuk banon dot te shtëpia që bleu me Ben Affleck, për një arsye të kuptueshme

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2024

J.Lo nuk banon dot te shtëpia që bleu me Ben Affleck, për

Njëherë e një kohë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën që të shpenzonin 60 milionë dollarë për të blerë një rezidencë gjigante në Beverly Hills. Rreth një vit më vonë, ata u ndanë, duke e lënë shtëpinë të braktisur. Ben mori plaçkat dhe u largua, ndërsa Jen po mundohet të gjejë një shtëpi të re.

J.Lo nuk banon dot te shtëpia që bleu me Ben Affleck, për

Me shumë të drejtë do pyesni se “pse s’jeton Jen te kjo shtëpi?” dhe ne e kemi përgjigjen. Një burim për People tha se ylli i “Atlas” nuk ndihet rehat në këtë shtëpi.

“Ajo dhe Ben e blenë shtëpinë për të gjithë familjen. Shtëpia është shumë e madhe për Jen, plus, e mbushur me shumë kujtime”, u shpreh personi anonim.

Në të njëjtën kohë, Jenny from the Block vijon të jetë jashtëzakonisht e trishtuar dhe e zhgënjyer për divorcin nga aktori. “E ka goditur fort divorci. Ajo është shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer nga Ben”, u shpreh një burim për People.

Dikush tjetër tha: “Jennifer kaloi shumë kohë duke u kujdesur që Ben të ishte i lumtur dhe të kishte gjithLka dëshironte. Ajo u kujdes për të thuajse si fëmijë. Miqtë e rikujtonin shpesh që ajo nuk ka përgjegjësi për ndjesitë e tij. Ai ka luhatje humori dhe mund të jetë shumë i errët në periudha të ndryshme. Jennifer e sheh jetën në një tjetër këndvështrim. Ajo është mirënjohëse për gjithçka.

Nejse, Jen, Ben, unë për shembull s’do i kisha problem kujtimet tuaja, mund të ma lini mua shtëpinë.

Artikuj të sugjeruar: