
Ndodh që mund ta njihni dikë pa i hyrë detajeve, por nuk është e lehtë që të krijoni një marrëdhënie apo ta çoni raportin në një tjetër nivel nëse nuk keni disa të dhëna më shumë. Librat, pasionet, filmat, muzika, sporti ka kaq shumë detaje për të mësuar rreth një individi për të cilin/ën keni filluar të keni interes.
“Të mësosh se kush është ai/ajo dhe të përpiqesh të gjesh gjuhën e përbashkët ose të marrësh një orientim për diçka për të cilën ju jeni kuriozë është një element i rëndësishëm në një marrëdhënie,” thekson psikologia Rachel Hoffman.
Teksa interesat e përbashkëta mund të na afrojnë, dallimet janë ato që bëjnë diferencën.
“Nëse ka ndonjë gjë, të mësuarit për interesat dhe kurioziteti janë të dobishme për ta bërë një bisedë emocionuese dhe të veçantë,” shton ajo.
Ja disa pyetje që e çojnë raportin në një tjetër nivel dhe që e thellojnë më shumë bisedën me njerëzve.
-Nëse do mund të udhëtoje në kohë, do shkoje në të kaluarën apo në të ardhmen?
-A të pëlqen emri yt? Nëse jo, çfarë alternative tjetër do të zgjidhje?
-Cila ka qenë puna jote e parë?
-Cila është gjëja më e bukur që ke parë ndonjëherë?
-Cila është mënyra jote e preferuar për ta kaluar një ditë pushimi?
-Çfarë bëre fundjavën e kaluar?
-Si e largon stresin në një ditë të ngarkuar me punë dhe lodhje?
-Cila është gjuha jote e dashurisë?
-Si e feston zakonisht ditëlindjen tënde?
-Telefonatë apo mesazhe?
-Çfarë marrëdhënie ke me familjen tënde?
-Nëse do të kishe paratë e gjithë botës, si do e kaloje kohën?
-A ke planifikuar ndonjë udhëtim të ardhshëm?
-Cili është vendi më i bukur që ke parë?
-Për çfarë je më shumë krenar/e?
-Cilat janë ato cilësi që i admiron më shumë te partneri/ja?
-Cili është takimi më i keq që ke pasur ndonjëherë?
-Çfarë ke mësuar për veten nga marrëdhëniet e kaluara?
-Nëse do kishte vetëm 24 orë në dispozicion, çfarë do të bëje?
-Çfarë të pëlqen më shumë tek vetja?
-Cila është stina jote e preferuar?
-Beson te fati?
-Nëse do të kishe një superfuqi, cila do të ishte ajo?
-Cila është pjesa e preferuar e ditës për ty?
-A të pëlqen arti?
-A beson te magjia?
-Kush ju frymëzon më shumë?
-Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë ndonjëherë?
-Çfarë je duke lexuar aktualisht?
-Kush është autori/ja e preferuar?
-Cila është frika jote më e madhe?
-Cila është dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
-Tre fjalët me të cilat do e përshkruaje veten?
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Today