
Disa gjëra shijojnë më shumë vetëm! Teksa shumë prej nesh janë mësuar me idenë se udhëtimet më të mira bëhen me partnerin/en, miqtë apo familjarët, duket se të udhëtuarit vetëm ka shumë përfitime. Kryesorja? Nuk keni pse të shqetësoheni për shoqëruesin/en tuaj gjatë udhëtimit nëse i pëlqen hoteli, ushqimi, vendet që keni zgjedhur për të vizituar etj.
Sipas një raporti të fundit të kompanisë së guidave dhe hotelerisë “Kayak and OpenTable” ("Kayak dhe OpenTable"), rreth 50% e njerëzve e kanë në plan që të bëjnë një udhëtim vetëm deri në fund të vitit.
Po cilat janë disa nga destinacionet më të mira për aventurën tuaj të radhës vetëm? Këto vende janë përcaktuar si “miqësore” për udhëtarët e vetëm nisur nga disa tregues, si siguria dhe kostot financiare. Ekipi i “Kayak and OpenTable” (Kayak dhe OpenTable") përdori disa të dhëna si çmimet e hoteleve, vaktet, fluturimi me avion, me pak fjalë disa tregues të pranueshëm dhe që nuk e “dëmtojnë” llogarinë tuaj bankare.
Në krye të listës është Berlini! Kryeqyteti i Gjermanisë u vlerësua me pikët maksimale, pra 100 pikë si vendi më i mirë për të udhëtuar vetëm. Për njerëzit që janë të interesuar për historinë, artin e rrugës, muzikën, koston e lirë të vakteve (31 euro) apo çmimin e fjetjes në hotel (168 euro) si vlerë mesatare, të gjithë këto faktorë ndikuan në renditje.
Lista e plotë me 10 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm është kjo:
#1 Berlini
#2 Vankuver
#3 Montreal
#4 Paris
#5 Milano
#6 Dublin
#7 Toronto
#8 Dubai
#9 Mexico City
#10 Londër
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Travel+ Leisure