
Nuk është më sekret fakti që nuancat e mollëzave në botën e grimit dhe bukurisë po marrin gjithë vëmendjen e gocave. Sidomos në verë, kur pigmenti rozë apo një nuancë fare natyrale i bën mollëzat të duken si “të puthura nga dielli”.
Por, tendencat e vjeshtës së këtij viti duket se çojnë ngrohtësinë dhe thellësinë e ngjyrave në një tjetër nivel. Nëse nuk jeni të sigurta se çfarë tonesh duhet të zgjidhni, disa profesionistë të make up-it zbulojnë katër teknikat dhe nuancat që do të dominojnë këtë sezon dhe që duket se do e bëjnë gati të pandjeshëm kapërcimin nga sezoni i verës në vjeshtë.
Blonzer

Grimierja Shanell Sorrells thotë se tendencat e blush-i të vjeshtës përqendrohen tek aplikimi i nuancave të ngrohta me metodën “blonzing”. Pra, më tepër skuqje për mollëzat tuaja!
Teprimi me blush-in

Një rozë e theksuar e bën lëkurën të duket më e përsosur dhe sytë më me shkëlqim! Stili i skuqjes “tipik si Sabrina Carpenter” do të dominojë këtë sezon.
Tone boronice

Vjeshta lidhet me tonet e thella, ndaj nuancat e boronicës do të dominojnë trendet, që nisin që nga mollëzat e deri te manikyri, grimi etj.
Ngjyra vjollcë

Një përzierje e toneve të ngrohta dhe të ftohta është sekreti për një skuqje perfekte të mollëzave. Nuanca e vjollcës së hapur është një gjetje për mollëzat tuaja dhe një qasje më shumë për të “përqafuar” trendet e vjeshtës.
Artikuj të sugjeruar:
Që të jesh një hap para të gjithëve: Këto janë trendet e grimit që do të bëjnë namin në vjeshtë
Para se të mbarojë vera, duhet ta provosh grimin me nuancë shege *.*
10+ prerje flokësh bob për gocat me fytyrë të rrumbullakët, frymëzuar nga VIP-at
Si të parandaloni “shkrirjen” e grimit në vapë
Burimi: TZR