Instagramming

Heidi nuk e uroi Romeon për ditëlindje dhe njerëzit kanë komente

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2024

Heidi nuk e uroi Romeon për ditëlindje dhe njerëzit kanë
FOTO: ROMEO VESHAJ/ INSTAGRAM

Binjakët Veshaj kanë festuar ditëlindjen dhe nuk kanë munguar urimet publike për njëri-tjetrin. Por, diçka ra në sy: mungesa e një dedikimi nga ana e Heidi Bacit, partneres së Romeo Veshajt.

Fillimisht ka qenë Donaldi që ka uruar me një postim në Instastory të vëllanë duke shkruar:

“Malet më të larta mund të ngjis me ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”

Një tjetër urim ka qenë ai i moderatores Bora Zemani për të dashurin e saj, Donaldin duke shkruar:

 “Edhe 100 vite të lumtura mor djalëëëë… Vazhdo të shkëlqesh! Do të të merrja një dhuratë, por më pas kuptova që ti ke gjithçka që ke dëshiruar…MUA! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime,” shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Ndërkohë, që ndjekësit virtualë të dy çifteve të famshëm pritën për një urim nga ana e Heidit për Romeon dhe Donaldin një gjë e tillë nuk ndodhi (nuk ka ndodhur akoma sot pas dy ditëve). Kaq ka mjaftuar që njerëzit të “zbrazin” lumin e komenteve dhe hamendësimeve se ndoshta diçka mund të ketë ndodhur mes të dyve. Ndoshta një ndarje, dyshojnë ata!

Heidi nuk e uroi Romeon për ditëlindje dhe njerëzit kanë

“Ju duam të dyve bashkë Heidi dhe Romeo, por duket se diçka nuk është në rregull…S'e di çfarë! Jemi shumë fansa që jemi shumë të lidhur me ju dhe do ishte korrekte që të postonit diçka se mezi presim t’ju shohim, sidomos për ato katër muaj që kemi fjetur dhe jemi zgjuar me ju,” shkruan një komentues.

Heidi nuk e uroi Romeon për ditëlindje dhe njerëzit kanë

“Ku është Heidi,” ngre pyetjen një tjetër ndjekëse në faqen e Instagram-it të Romeos.

Heidi nuk e uroi Romeon për ditëlindje dhe njerëzit kanë

“Shpresoj që të jeni mirë me Heidin, na keni bërë shumë merak. Para një jave ishit mirë dhe të lumtur…tani heshtje!” shton një tjetër.

“Me siguri Romeo e ka lënduar Heidin, se ajo nuk do kishte ngelur dot pa uruar Romeon. Heidi meriton shumë!”

Në fakt, asnjë nga të dy partnerët, pra as Romeo dhe as Heidi nuk kanë reaguar pas këtyre komenteve, ndaj të gjithë presin që të mësojnë se si qëndron e vërteta në këtë histori.

Artikuj të sugjeruar: