Celebrity

10 vite më vonë, kjo video e Kate Middleton po bëhet virale, por pse?

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2024

10 vite më vonë, kjo video e Kate Middleton po bëhet virale, por
FOTO: Jonathan Brady - Pool / Getty Images

Princesha Kate Middleton po bëhet virale në TikTok, falë një përgjigjeje me tone humori që i ka dhënë një gruaje gjatë një takimi zyrtar në vitin 2013.

Videoja tregon princeshën e Uellsit duke përshëndetur disa të pranishëm gjatë një vizite zyrtare në Grimbsy. Gjatë takimit, Kate shtrëngon duart me një zonë, e cila i shpreh gjithë adhurimin e saj duke i thënë:

10 vite më vonë, kjo video e Kate Middleton po bëhet virale, por
FOTO: Bruce Adams - WPA Pool/Getty Images

“Unë mezi po pres që të bëhesh mbretëreshë!”

Pa humbur asnjë minutë, princesha iu përgjigj: “Duhet të presësh tmerrësisht gjatë!”

Kjo video ka mjaftuar që njerëzit të japin vlerësimet e tyre, pavarësisht deklaratës së Kate.

“Por, ajo tashmë është mbretëresha e zemrave tona,” shkruan një komentues; “Ajo do të ishte më e mira zgjedhje në atë post në familjen mbretërore,” shton një tjetër; "Karakteri i saj është fantastik! Kate ka lindur për atë rol,” cilëson një komentuese në TikTok; “Ajo është princesha, por edhe mbretëresha jonë absolute,” thekson një tjetër.

Kujtojmë që në atë periudhë, mbretëresha Elizabeth nuk kishte asnjë shenjë të problemeve shëndetësore, ndërsa ajo ndërroi jetë në 8 shtator të vitit 2022, në moshën 96-vjeçare. Një vit më parë, kishte ndërruar jetë edhe princi Philip, pikërisht në 9 prill të vitit 2021.  

Tani që mbreti Charles është ulur në fronin mbretëror, princi William është trashëgimtari i dukshëm. Por, pas vdekjes së mbretit Charles, ai dhe Kate do të marrin titujt mbreti dhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar

Ndërkohë, korrespondentja e njohur e BBC-së, Jennie Bond tha për revistën “OK!” se:

“Unë mendoj se duhet të jesh mjaft i/e egër për të mbijetuar dhe për të lulëzuar në familjen mbretërore. Por, Kate ka avantazhin e moshës, pasi me kalimin e viteve do të jetë edhe gruaja e vjetër në radhët e trashëgimtarëve dhe ky mund të jetë një tregues për të qenë në krye të institucionit të monarkisë në Britaninë e Madhe.”

Artikuj të sugjeruar:

 

 Burimi: Marie Claire