Femije

10 shprehje që prindërit duhet t’i shmangin kur flasin me fëmijët më të mëdhenj

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2024

10 shprehje që prindërit duhet t’i shmangin kur flasin me
FOTO: Getty Images

E dini që të qenit fëmija më i madh në familje është një sindromë që është kthyer në një trend në rrjetet sociale këtë vit? Ndonëse, nuk bëhet fjalë për një diagnozë të mirëfilltë, psikologët thonë se sindroma e fëmijës më të madh është tashmë një fenomen.

“Gjithçka lidhet me presionin, përgjegjësi, pritshmëritë dhe sfidat që duhet të përjetojnë fëmijët më të mëdhenj në krahasim me të tjerët,” thotë psikologia Denitrea Vaughan.

Por, nëse ju si prindër nuk doni që të “minoni” raportin me fëmijën tuaj më të madh, kini kujdes me përdorimin e këtyre shprehjeve të mëposhtme.

"Ti gjithmonë bën gabime!" Ky lloj përcaktimi ndikon shumë në vetëbesimin e fëmijës tuaj.

"Shiko çfarë bëjnë fëmijët e tjerë, ata janë më të mirë se ti." Krahasimi thjesht krijon ndjenja inferioriteti dhe presion të panevojshëm.

"Po të ishe më i/e mençur, do dije si të veproje." Kritikat e tilla mund të dëmtojnë ndjenjat e vetëvlerësimit të fëmijës.

"Ti nuk më kupton kurrë!" Ky koment mund të dëmtojë besimin e fëmijës dhe të ndikojë në motivimin e tij/saj.

"Unë kam bërë gjithçka për ty dhe ti nuk e vlerëson."  Shprehje të tilla krijojnë ndjenja faji dhe stres të panevojshëm për fëmijën.

"Ti duhet të bësh gjithçka që të them." Kjo mund të ulë idenë e pavarësisë dhe të krijojë një ndjenjë të varësie dhe presioni nga prindërit drejt fëmijëve.

"Nuk je mjaftueshëm i/e mirë për këtë." Ky lloj komenti ndikon negativisht në vetëvlerësimin e fëmijës dhe mund të dëmtojë motivimin e tij.

"Po të ishe më i/e mirë me mësime, do ishim më të lumtur si prindër." Kjo mund të krijojë presion të panevojshëm, teksa ndikon negativisht në shëndetin mendor të fëmijës.

"Ti gjithmonë bëhesh nervoz/e për gjërat më të vogla." Minimizimi i ndjenjave të fëmijës shkakton frustrim.

"Ti nuk do të arrish kurrë të realizosh ëndrrat e tua." Ky lloj komenti mund të pengojë motivimin dhe besimin te vetja për fëmijët.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Parade