Celebrity

Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie Jenner, por pse?

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2024

Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie
FOTO: SPLASH NEWS

Kylie Jenner ka postuar në Instagram me një foto ku shfaqet natyrale, pa make up dhe me buzë që duken më pak të plota se fotot që kanë qarkulluar kohët e fundit nëpër daljet e saj publike apo në rrjetet sociale.

Në foto, duket Jenner e ulur në gjunjë pranë të birit Aire, me flokët e kapura topuz dhe pa tualet, ndërsa sipas “Daily Mail”, ajo shfaqet me buzë më të holla dhe me disa njolla në fytyrë. Kjo është një pamje larg asaj të Kylie-s që jemi mësuar ta shohim zakonisht, e cila është mjaft e kuruar dhe është kritikuar shpesh sepse vendos standarde aspak të vërteta për pamjen e grave.

Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie
FOTO: Instagram.com/kyliejenner

Kjo pamje u ka pëlqyer ndjekësve të saj, që duan ta shohin më shpesh pa grim dhe sa më pranë natyrales sipërmarrësen e njohur.

"Më pëlqen Kylie me fytyrë të freskët! Ajo shkëlqen më shumë kur nuk ka grim,” thotë një ndjekës; "Ti dukesh jashtëzakonisht e bukur në këtë foto, pa buzë të fryra dhe pa make up,” shton një tjetër; “Diçka ka ndodhur në fytyrën e saj, një ndryshim i dukshëm që e bën të duket edhe më mirë,” thekson një tjetër admiruese e Jenner.

Gjatë muajve të fundit, njerëzit kanë qenë të vëmendshëm ndaj kësaj qasjeje të ndryshuar të Kylie-t dhe sipas tyre, në efektin natyral të saj ka ndikim i dashuri, aktori Timothée Chalamet. “Vala” e komenteve e ka prekur jo pak herë Kylie Jenner, e cila në një episod të reality show-t “The Kardashians”, ajo shpërtheu në lot për të gjithë komentet negative që qarkullonin në internet për pamjen e saj të jashtme dhe ndryshimet e supozuara.

Artikuj të sugjeruar: