
Në një intervistë të fundit për revistën "Variety", aktorja e njohur foli për një aspekt që në fakt nuk e ka prekur shumë gjatë daljeve publike. Teksa njerëzit sipas saj e kanë perceptuar Demi Moore gjithmonë si një grua të fortë dhe të sigurt, në fakt aktorja ka luftuar për shumë vite me pasiguritë për trupin dhe imazhin e saj.
Dhe pikërisht, filmi “Striptease” dhe kopertinat e “Vanity Fair” ishin një shtysë për të që të luftonte përballjen me këtë frikë!

“Një nga keqkuptimet më të mëdha që ka qarkulluar ndër vite ishte ideja se unë e doja shumë trupin tim,” shpjegoi Moore. "Realiteti është se shumë regjisorë më merrnin në projekte apo filma për të krijuar një hapësirë që ta kapërceja këtë pasiguri për trupin tim. E njëjta gjë më ndodhte me kopertinat e revistave, që nuk është se më pëlqenin shumë, por i konsideroja një përpjekje për t’u çliruar nga skllavëria në të cilën kisha vendosur veten,” shton ajo.
Aktorja thotë se pas moshës 40 vjeç e ka ndryshuar fokusin ndaj vetes dhe pamjes së jashtme, duke pranuar më lehtë ndryshimet, çka ndikoi edhe në karrierën e saj si aktore.
"Dera e filmave ishte pak më mbyllur në të 40-at e mia. E ndieja këtë gjë, por u fokusova në një punë tjetër që këtë herë nuk ishte karriera, por vetja ime. Puna me veten më ndryshoi tërësisht perspektivën për mënyrën se si nisa ta vlerësoj veten me kalimin e kohës,” thekson aktorja.

Për Moore, kjo periudhës e jetës, pra pasi ka kaluar të 60-at është një moshë për të shkruar historinë e saj dhe jo atë që i diktohej dikur, bazuar thjesht në faktorin moshë.
Artikuj të sugjeruar: