Ushqim & Pije

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2024

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: GETTY IMAGES

Është normale dhe e pritshme që truri juaj të ndryshojë me kalimin e kohës, por duket se ka disa gjëra që mund t’i bëni për të ndikuar në shëndetin e këtij organi dhe kësisoj të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjenerative (si Alzheimeri ose sëmundja e Parkinsonit).

Dietologu Jonathan Purtell thotë se përtej ndërtimit të një stili jetese, nga ushtrimet, tek ecja apo gjumi i plotë, ushqimi është një nga elementët më të rëndësishëm që ndikon direkt në shëndetin dhe formën e trurit.

Ja ushqimet duhet të konsumoni dhe që ndikojnë në shëndetin e trurit pikërisht nga vlerat ushqyese që kanë.

#1 Zarzavatet me gjethe

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: GREG DUPREE; FOOD STYLIST: CHELSEA ZIMMER; PROP STYLIST: CARLA GONZALEZ HART

“Lakra jeshile, spinaqi dhe brokoli, janë thelbësore për të mbajtur trurin në formë më të mirë të mundshme,” thotë mjekja Casei Kelley. Kjo për shkak se këto perime janë plot me lëndë ushqyese të nevojshme për funksionimin optimal të trurit. Vitamina A, C dhe K dhe vetitë anti-oksiduese dhe anti-inflamatore janë thelbësore për shëndetin dhe formën e trurit.

#2 Manaferrat

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: VICTOR PROTASIO

Manaferrat janë të mbushura me flavonoide, një lloj anti-oksidanti që u jep frutave dhe perimeve një shije fantastike. Por, përtej shijes, flavonoidet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe përveç kësaj ato mbrojnë qelizat nervore nga stresi oksidativ, duke e mbrojtur trurin nga çrregullimet neurodegjenerative .

#3 Arrat

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: AITLIN BENSEL

Nëse nuk i keni shumë qejf arrat, duhet ta dini që efektet që ato kanë në tru janë thjesht fantastike. Arrat kanë acide yndyrore omega-3, yndyrna "të mira" që ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së trurit tuaj. Ato gjithashtu ndikojnë në rrjedhjen e duhur të gjakut, duke siguruar që truri juaj të marrë oksigjen të mjaftueshëm për të funksionuar.

#4 Peshk i yndyrshëm

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: JENNIFER CAUSEY

Ashtu si arrat, peshqit yndyrorë janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Përveç ndikimit në strukturën e trurit tuaj, këto yndyrna ndihmojnë në uljen e niveleve të beta-amiloidit (një lloj proteine) në gjakun tuaj.

#5 Çokollatë e zezë

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: JENNIFER CAUSEY

Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës së zezë! Kjo shije e ëmbël është plot me flavonoidë anti-oksidues, të cilët ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit duke rritur funksionin (dhe rigjenerimin) e qelizave nervore, teksa njëherësh ato ulin edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

#6 Çaji

6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
FOTO: CHARLES MARAIA

Falë përmbajtjes së pasur me anti-oksidantë, disa lloj çajrash si çaji jeshil apo i zi janë shumë të dobishme për shëndetin e trurit. Vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese të çajrave i mbrojnë qelizat nervore, sidomos ato në pjesën e kujtesës.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Real Simple